Kategoria e Dytë/ Turbina dhe Gramshi përgatiten për një sezon ndryshe, rriten pretendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 16:03

Kategoria e Dytë/ Turbina dhe Gramshi përgatiten për një sezon ndryshe, rriten pretendimet

Turbina vazhdon pushimet verore dhe së bashku me futbollistët edhe stafi drejtues. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i portierëve të ekipit cërrikas, Bledar Malaj, u shpreh: “Kemi mbyllur një sezon të vështirë dhe të lodhshëm.

kategoria-e-dyte

U renditëm në mesin e tabelës në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Aktualisht jemi të gjithë me pushime dhe po i shijojmë ato në maksimum. Bashkë me kolegun Çutra do vazhdojmë të jemi pjesë e stafit drejtues të skuadrës, Turbina do të ketë një tjetër fytyrë në sezonin e ri. Ekipi do të përforcohet në çdo repart, pasi pretendimet tona në edicionin 2024-2025 do të jenë të mëdha. Ne do të synojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Do të rikthehemi atje ku e meritojmë dhe do bëjmë ç’është e mundur për këtë”.

Latifi: Prisni një Gramsh ndryshe

Gramshi mbylli një sezon pa pretendime, por kapiteni Fation Latifi  premton një ekip ndryshe në vazhdim. “Mund të bënim më shumë, por ishte një sezon për t’u harruar. Lamë shumë pikë, ndërkohë i patëm  mundësitë të renditeshim më lart. Sezoni i ri do të jetë shumë ndryshe për Gramshin. Bashkia nuk do të kursehet si gjithmonë, madje do të financojë edhe më fuqishëm. Do të ndërtojmë një ekip të fortë, ku nuk do të mungojnë blerjet cilësore”, tha Latifi për “Panorama Sport”.

 MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"