Kategoria e Dytë/ Tomori kap kreun në Sarandë, Luftëtari goleadë në Këlcyrë. Ja çfarë ndodhi në javën e pestë në Grupin B
Tomori tregon forcën përballë Butrintit, duke fituar 3-1 në stadiumin “Andon Lapa”. Ky triumf u jep beratasve kreun e klasifikimit në grupin B pas 5 javësh. Ka qenë një takim i luftuar në Sarandë, ndërsa ai që bëri diferencën që në pjesën e parë me dy gola ishte mesfushori Gabriel.
Në minutën e 11-të, një top i kthyer keq nga S.Ageja, bën që të përfitojë Gabriel, i cili lëshon një silurë të pakapshme. Gjithsesi, 4 minuta pas golit të beratasve, është Gjata i Butrintit që merr një inkursion personal duke u futur në zonën e rreptësisë së Tomorit dhe aty një prej mbrojtësve ndërhyn në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar penallti. Goditjen e merr përsipër Palasio, që në gjuajtjen e parë bllokohet nga portieri Soza, por në topin e kthyer, shënon për 1-1. Atëherë kur pritej koha shtesë, një kundërsulm i shpejtë i Tomorit gjen të papërgatitur mbrojtjen e Butrintit dhe është Saraçi, i cili bënë gjithçka mirë në krahë dhe shërben te Gabriel, i cili e shtyn topin në rrjetë për herë të dytë. Butrinti bëri gjithçka për të shkuar te barazimi në pjesën e dytë, por Tomori e goditi në minutën e 95-të me Biaje, që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren. FATOS LAMAJ
BUTRINTI-TOMORI 1-3
Golat: Palasio 15’ / Gabriel 11’, 45’, Biaje 90+5’
BUTRINTI: Moreno, Çulli, Dikson, S.Ageja (K.Basha 20’), Gjata, Silva (Agu 54’), O.Ageja, Palasio (Ajala 46’), Bocaj, Llana (Lala 46’), Onuh. Trajner: Adriatik Faslliu
TOMORI: Souza, Kulaj, Skënderaj, A.Basha, Vrapi, Gabriel, Kumani, Ngene (Ferreira 89’), Biaje, Henrike (Deliu 75’), Saraçi (Arbri 67’). Trajner: Iken Droboniku
Gjyqtarë: A.Merdanaj, E.Pulaj, N.Likaj (Vlorë);
Kartonë të verdhë: Çulli 33’, K.Basha 73’, Bocaj 87’, Çelo 90’ / Muxhaj 19’, A.Basha 41’, Kumani 68’, Arbri 68’, Biaje 77’
Delegat: Maksim Goga (Fier)
Vëzhgues: Xhavit Kaçorri (Memaliaj);
Luftëtari si rul, goleadë në Këlcyrë
Luftëtari po bëhet i frikshëm javë pas jave, duke treguar superioritet me fitore të thella, nga ku synimi është arritja e vendit të parë sa më shpejt. Dje gjirokastritët kanë dhuruar spektakël në fushën e Këlcyrës, duke shënuar 5 gola. Protagonistë absolutë ishin sulmuesit Ardit Ziaji dhe Xhulio Mirani, të cilët realizuan nga dy herë secili. Këlcyra rezistoi vetëm 15 minuta, atëherë kur Ziaj shënoi me një goditje fluturimthi nga afërsia e zonës. Dominimi i gjirokastritëve ishte absolut dhe Këlcyra shpëtoi pa pësuar gola të tjerë në pjesën e parë falë pritjeve të portierit Allmuça. Në fillimin e pjesës së dytë është sërish Ziaj që shënon pas një goditje me të djathtë nga brenda zonës. Më pas është Mërkuri që kombinon me Miranin dhe ky i fundit nuk fal. Sulmuesi memaliot shënon edhe golin e katërt në minutën e 78-të. Luftëtari nuk ngopet me kaq dhe sulmuesi tjetër, vlonjati Diamanti, arrin të vulos triumfin e thellë 0-5. Pas ndeshjes, trajneri i gjirokastritëve, Besmir Shabani, për “Panorama Sport”, shkurtimisht deklaroi: “Fituam një ndeshje që e kishim vlerësuar maksimalisht. Kampionati është i gjatë dhe ne do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk na falen hapa fals”. ROLAND SULI
KËLCYRA-LUFTËETARI 0-5
Golat: Ziaj 15’, 49’, Mirani 61’, 78’, Diamanti 79’
KËLCYRA: Allmuça (Adersib 76’), Sulejmani, Vidal Mendez (Dutra 46’), Shele, Viktor, Spahiu, Bidika (Duçka 62’), Sinani, Mendoza, Montana, Kaseres. Trajner: Robert Spahiu
LUFTËTARI: Barboza, Tuni, Çulli, Glauber, Ramadani, Th.Puci (Dulaj 69’), Vucaj (S.Puci 69’), Gaba (Diamanti 61’), Mirani, Mërkuri, Ziaj (Ahmeti 69’). Trajner: Besmir Shabani
Gjyqtarë: E.Spahiu, B.Canaku, R.Brocaj (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Bidika 49’ / Diamanti 73’, Tuni 90’
Karton i kuq: Mendoza 66’
Delegat: Dashnor Dume (Kuçovë)
Vëzhgues: Simon Qurku (Sarandë);
Devolli tregon forcën, mposht Orikun
Devolli vazhdon në serinë e rezultateve pozitive, pas dy barazimeve dhe një fitore tashmë merr fitoren e dytë, kjo duke mundur në fushën e vet kryesuesit e Orikut. Në një ndeshje me mjaft rivalitet dhe ritëm loje, devollinjtë janë treguar shumë të saktë në çdo aspekt, duke krijuar volum të madh. Gjatë pjesës së parë rastet kanë qenë të shumta, ku Ibrahim dhe Ivani kanë dalë të vetëm para portës, por pa rezultat. Goli nuk vonon për vendasit, ku në minutën e 27-të, pas një prekje të topit me dorë nga miqtë, gjyqtari akordon penallti. Hasaj tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe 1-0 për Devollin. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Me fillimin e fraksionit të dytë, vendasit kërkojnë golin e sigurisë, por edhe miqtë duan barazimin. Sa për meritë të portierit vendës aq edhe për pasaktësi të sulmuesve Oriku nuk e hap dot takimin. Në të 6-ën devollinjtë shënojnë pas harkimit të Agos dhe atje në një rrëmujë totale, Kamberaj i pafat realizon autogol. Më pas kemi një dialog të sulmit mik me mbrojtjen vendase. Në çastet e fundit të takimit Oriku ngushton diferencën me golin e Bonkheov. Devolli ju bashkëngjitet ekipeve të kreut dhe hedh vështrimin për vendin e parë. THANAS GJATA
Devolli – Oriku 2-1
Golat: Hasaj 27’ (11-m), Kamberaj 68’ (aut) / As.Bonkheov 90+3’
Devolli: Agudelo, Çuko, Zymeri, Lipo, Ivani, Staro, Martins (Ago 44′), Gallo, Teksiera, Ibrahim, Hasaj (Çiço 89′). Trajner: Trifon Meraku
Oriku: Ak.Bunkhoev, Gjoka (Buxhelaj 60′), Pereira, Bega (Mezani 46′), Rodrigues, Shkreli, Llolaj, Uilliams (Kolonja 70′), Gjinaj, Kalice, Zholi (As.Bunkhoev 61′). Trajner: Sherif Idrizaj
Gjyqtarë: I.Myrtja, A.Çobaj, S.Hyseni (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Ivani 20’, 75’ / Buxhelaj 68’, Kolonja 76’, Pereira 79’
Karton i kuq: Ivani 75’ (2kv)
Delegat: Shpëtim Hala (Elbasan)
Vëzhgues: Sopot Resmeliu (Elbasan)
Festival golash, triumfon Delvina
Delvina arrin fitoren e parë sezonale, ku zhvilloi një lojë me karakter përballë Shkumbinit. Shënuan 4 gola, por pas golit të katërt delvinjotët e ulën shumë ritmin e lojës dhe u dhënë mundësinë peqinasve të ngushtonin rezultatin. Vetëm kaq, pasi vendësit reaguan dhe arritën që ta mbrojnë rezultatin. Të parin e shënoi spanjolli Sigudla, më pas barazon Dhjari. Boni shënon të dytin për vendasit me penallti. Sigudla shënon të tretin dhe Avduli të katërtin. Më pas Hasani realizon dy here dhe mbyllet në shifrat 4-3. GËZIM BEQIRI
DELVINA–SHKUMBINI 4-3
GOLAT: Sigudia 9′, 41′, Boni 35′, Avduli 78’ / Dhjari 29’, Hasani 54′, 88′
DELVINA: Xhaverraj, D. Mehmeti, Donou, Boçi, K. Mehmeti(Çarçani 59′), Nikolla(Kumani 59′), Avduli, Sigudla(Rakipi 58′), Gjeçi, Palacio(Peçi 68′), Boni(Pajon 51′). Trajner: Markelian Alinani
SHKUMBINI: Saliu, Shega, Tafa, Hasani, Mounde, Mustafaj(Zagarra 59′), Dhjari, Karvalho, Meta, Daja, Uemura. Trajner: A. Suta
Gjyqtarë: O.Grabova, S.Dhima, E.Halo (Fier);
Karton i verdhë: Shega 30’
Delegat: Arnel Goxhita (Gjirokastër)
Vëzhgues: Ndriçim Havari (Vlorë)
Turbina i falet një braziliani për 3 pikët
Duhej pritur java e pestë e kampionatit të Kategorisë së Dytë, që Turbina të merrte fitoren e parë në Grupin B. Në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, dje është luajtur takimi midis Turbinës dhe Maliqit. Sfida ka qenë shumë e fortë, por që u ka buzëqeshur vendasve më në fund. Turbina e ka kërkuar që në fillim të ndeshjes golin e avantazhit. Shkëndijën e parë e ka dhënë Mesia në minutën e 8-të, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Në minutën e 14-të, ka qenë braziliani Ribaldo, që gjuan bukur dhe me finesë dhe shënon, 1-0 për Turbinën. Ky gol ka çliruar të verdhët, që menaxhojnë më mirë rezultatin në favorin e tyre. Në minutën e 45-të, Turbina gjen edhe golin e dytë, ku edhe kësaj radhe autorësia është e njëjtë. Braziliani Ribaldo tregon cilësi në fushën e lojës dhe shënon duke e çuar Turbina në pushim me dy gola në avantazh. Në pjesën e dytë, trajneri Çutra bën disa zëvendësime dhe freskon skuadrën. Rastet për cërrikasit nuk kanë munguar në fraksionin e dytë të lojës, por në minutën e 82-të, miqtë nga Maliqi shënuan golin e nderit. Fitorja e Turbinës ka qenë më se e merituar dhe e para për djemtë e Çutrës në këtë kampionat. MARIGLEN MIRAKA
TURBINA-MALIQI 2-1
GOLAT: Ribaldo 14’, 45’ / Janez 82’
TURBINA: Toromani, Jushi (Xhameta 73’), Ismailaj (Kovaçi 89’), Gregorik, Famuditimi, Qoshja (Ranxha 47’), Aga, Itua, Ribaldo (Metaliaj 87’), Gjoka (Zëre 74’). Trajner: Xhynejt Çutra
MALIQI: Almeida, Torollari (Ndoci 47′), Blaceri, Agolli, Demollari (Janez 68′), Muçollari, Kame, Adejoe, Tako (Pero 48′), Bregu (Salvador 58′), Cane (Lipollari 77’). Trajner: Egli Malësia
Gjyqtarë: E. Bala, P. Puto, O. Berberi (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Aga 69’, Kovaçi 90’ / Bregu 44’, Adejoe 60’
Delegat: Sabri Kalleshi (Shijak)
Vëzhgues: Gentian Loxe (Korçë);
GRUPI B
Java 5 (27 tetor)
Këlcyra-Luftëtari 0-5
Turbina-Maliqi 2-1
Butrinti-Tomori 1-3
Delvina-Shkumbini 4-3
Devolli–Oriku 2-1
Memaliaj pushim
RENDITJA
Skuadra N P F B H G+/G-
- TOMORI 5 10 3 1 1 10-2
- ORIKU 5 10 3 1 1 6-2
- LUFTËTARI 4 9 3 0 1 11-2
- MALIQI 4 9 3 0 1 8-5
- DEVOLLI 4 8 2 2 0 6-4
- BUTRINTI 5 8 2 2 1 4-4
- SHKUMBINI 5 7 2 1 2 10-8
- TURBINA 5 4 1 1 3 6-11
- DELVINA 4 3 1 0 3 6-8
- KËLCYRA 5 2 0 2 3 3-12
- MEMALIAJ 4 0 0 0 4 2-14
Java 6 (3 nëntor)
Të dielën
Maliqi-Butrinti 14:00
AF Luftëtari-Turbina 14:00
Memaliaj-Këlcyra 14:00
Shkumbini-Devolli 14:00
Tomori-Delvina 14:00
Oriku pushim
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"