Kategoria e Dytë/ Tomori bën kthesën, Shkumbini braktiset prej… financave. Luzi marshon në Grupin A
Tomori është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur Shkumbinin në Peqin me shifrat e pastra 0-3. Më të lehtë beratasve ua bëri edhe përbërja e ekipit mik, që kishte zbritur në fushë me shumë mungesa, të cilët ishin të paralajmëruara. Mungesa e financave ka bërë që një pjesë e mirë e ekipit të mos pranojë të luajë, ndërsa edhe trajneri Anxhelo Suta nuk ka qenë dje në pankinë kundër Tomorit.
Shkumbinin e ka drejtuar nga stoli administratori Florenc Hasbajrami, që ka marrë përsipër një ekip emergjence në sfidën ndaj beratasve. Në minutën e 23-të ka qenë rasti i parë nga vendësit, teksa Mounde në të majtë të sulmit kroson dhe Angulo me portën bosh bën më të vështirën, duke e nxjerrë topin jashtë. Tomori reagon mirë dhe minutat 39 dhe 40 kanë si protagonist Arëbrin dhe Skënderajn, por portieri Saliu shpëton Shkumbinin. Goditja më kokë e Bashës po ashtu merr një grushtim spektakolar nga Saliu, që bëhet shpëtimtar. Mirëpo, goli i Tomorit vjen në minutën e 43-të, kur pas krosimit të Arbrit, është Lirëza brenda zonës që godet me kokë dhe shënon. Pjesa e parë mbyllet 0-1, ndërsa e dyta nis sërish me gol. Goditja e Lirëzës grushtohet nga Saliu dhe aty Arbri duke ndjekur nga afër aksionin, e shtyn topin në rrjetë. Peqinasit duken të pafuqishëm për të bërë një ndryshim, ndërsa miqtë gjejnë serish golin me Lirëzën, i cili brenda zonës peqinase kalon një top mbi portierin Saliu dhe vulos fitoren 0-3 të Tomorit. LULZIM RESULI
SHKUMBINI-TOMORI 0-3
Golat: Lirëza 43’, 80’, Arbri 47’
SHKUMBINI: Saliu, Barrera, Hasani, Meta, Angulo, Tafa, Shega, Mounde, Daja (Perozo 75’), Uemura (Kardozo 35’ – Garsia 57’), Mustafaj (Rrapollari 75’). Trajner: Florent Hasbajrami
TOMORI: Soza, Skënderaj, Basha, Ferreira, Kulaj, Deliu (Lajthia 82’), Nunes, Gabi, Saraçi (Buda 89’), Lirëza (Hamzai 82’), Arbri (Kanapari 82’). Trajner: Lisian Hadaj
Gjyqtarë: E.Gjini, Xh.Mile, E.Fejzullai (Patos);
Kartonë të verdhë: Shega 18’, Meta 90+1’ / Lirëza 53’, Kanapari 90+1’
Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë)
Vëzhgues: Vasil Nikolli (Laç);
Bregdetarët
Oriku merr kreun në pritje të… Luftëtarit
Orikut i mjaftoi një autogol për të marrë tri pikë kundër Maliqit. Ekipi bregdetar është provizorisht në krye të renditjes në grupin B, pasi Luftëtari do të luajë sot ndeshjen e javës së nëntë kundër Devollit dhe në rast se humbet, atëherë Oriku mbetet i pari. 21-vjeçari i Maliqit, Klesti Blaceri, në tentativë për të larguar topin, e ka shtyrë në portën e vetë, duke iu dhënë fitoren vendësve. Në ndeshjen e luajtur në Orikum, bregdetarët kanë patur disa raste, por u ka munguar finalizimi. Megjithatë, në fund festuan falë një dhurate. ERMAL SIKA
ORIKU-MALIQI 1-0
Goli: Blaceri 69’ (aut)
ORIKU: Ak.Bunkohev, Buxhelaj (Gjipali 90’), Gjoka (Bega 46’), Pereira (Dalanaj 62’), Gjinaj, As.Bunkohev, Kolonja (Ekoro 46’), Mezani (Zholi 46’), Rodriges, Llojaj, Shkreli. Trajner: Sherif Idrizaj
MALIQI: Aleksandër, Blaceri (Pero 73’), Torollari (Lipollari 65’), Ymet (Elmas 46’), Agolli, Ndoci, Tako, Cane, Demollari (Salvador 77’), Muçollari, Adeoje (Kame 46’). Trajner: Egli Malësia
Gjyqtarë: K.Hyka, Dh.Millonai, D.Moçka (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Buxhelaj 26’ / Muçollari 43’, Blaceri 44’, Agolli 68’
DELEGAT: Astrit Isai (Peqin)
VËZHGUES: Alfred Lamçe (Patos);
Në Sarandë
Butrinti bën tris kundër Këlcyrës
Butrinti mposht në shtëpi Këlcyrën me shifrat 3-0, por jo pa vështirësi. Në pjesën e parë sarandjotët ishin më kërkues, ku në disa momente me anë të futbollistëve Onuh, O.Ageja, Palasio dhe Ajala, rrezikuan seriozisht portën e Këlcyrës. Megjithatë, ky fraksion u mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa pjesa e dytë do ta gjente sërish në sulm Butrintin. Onuh dhe Palasio do të shënjestronin portën e Anderson dhe nëse shifrat nuk ndryshuan për më shumë se 62-të minuta, kjo ishte për meritë të brazilianit të Këlcyrës, që ka luajtur edhe me Butrintin. Gjithsesi, goli vinte rrotull dhe në minutën e 64-t, Butrinti zhbllokon ndeshjen me anë të Palasios. Më pas është Eljo Gjatës që me të majtën realizon një gol shumë të bukur. Për të vulosur fitoren 3-0 të Butrintit mendoi Silva, i cili goditi pas një topi të kthyer nga mbrojtësit miq. Më pas ndeshja nuk pati më histori. FATOS LAMAJ
BUTRINTI-KËLCYRA 3-0
Golat: Palasio 64’, Gjata 66’, Silva 85’
BUTRINTI: Moreno (Kuenca 68’), E.Gjata, Basha, S.Ageja, B.Malaj (Dauti 46’), Bocaj, Palasio, Silva, Ajala, O.Ageja (Sejko 46’), Onuh (Shehu 75’). Trajner: Dhiogjen Muço
KËLCYRA: Anderson, Spahiu (Duçka 53’), Teka, Moises, Bidika (Dutra 62’), Hadaj, Sinani, Zhoao (Araujo 83’), Sulejmani, Vidal, Xhakollari.
Trajner: Robert Spahiu
Gjyqtarë: A.Toska (Bulqizë), M.Mahmutaj (Tiranë), M.Biti (Lushnjë);
Kartonë të verdhë: Bidika 36’, Sulejmani 48’, Moises 55’
Delegat: Shkëlqim Ali (Delvinë)
Vëzhgues: Ismail Ziraj (Kuçovë);
Triumfi
Delvina s’fal në shtëpi, i largohet fundit
Delvina rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë e bën kundër Memaliajt me një lojë bindëse. Skuadra e Markeljan Alinanit ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke merituar fitoren 3-1. Nga ana tjetër, Memaliaj dukej e “dorëzuar”, jo vetëm nga loja dhe rezultati, por edhe nga fakti se në stol nuk kishte alternativa. Delvina shënoi që në minutën e 9-të pas një goditje dënimi me autor Gjeçin. Pas shumë rasteve të shpërdoruara, vjen goli i dytë me autor mbrojtësin Xhorxhian Boçi. Është i njëjti autor që shënon edhe golin e tretë. Në vazhdim të kësaj faze, Delvina luan në Këlcyrë dhe më pas do të presë Turbinën. Ndërsa Memaliaj do ta ketë edhe më të vështirë, teksa do të përballet me Devollin dhe Orikumin. Pas ndeshjes, trajneri i Delvinës, Alinani, u shpreh: “Kemi ndryshuar nga një vit më parë dhe këtë sezon do të pretendojmë të renditemi në pesë skuadrat më të mira”. GËZIM BEQIRI
DELVINA-MEMALIAJ 3-1
Golat: Gjeçi 9’, Boçi 46’, 86’ / Bega 22’
DELVINA: Xhaferraj, Mehmeti, Donou, Boçi, Arrojo (Pajon 90’), Musta (Nikolla 76’), Avduli, Siguida, Gjeçi (Çarçani 75’), Palasio, Boni. Trajner: Markeljan Alinani
MEMALIAJ: Basha, Matushi, Barboza, Hyzellari, Jaupi, Hysi, Aliaj, Bega, Akuma, Bilaj, Haruni (Çaushi 75’). Trajner: Klodian Mustafai
Gjyqtarë: D.Kushta, D.Mile, D.Ibrahimi (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Gjeçi 75’, Boçi 86’, Çarçani 80’ / Haruni 20’, Bega 81’, Barboza 86’
Delegat: Maksim Goga (Fier)
Vëzhgues: Simon Qurku (Sarandë);
Marshon Luzi, thyen edhe Veleçikun
Pas fitores me Tërbunin në Pukë, Luzi 2008 ka vijuar marshimin me një tjetër trepikësh, këtë herë kundër Veleçikut. Ndeshja nuk u luajt në stadiumin e Luzit, por në fushën asnjanëse të Vorës. Ky vendim erdhi për shkak se klubi luznjak ka ndërhyrë në përmirësimin e tapetit. Loja ishte mjaft interesante, teksa nisi me gol që në minutën e 4-t. Sulmuesi afrikan, Jakubu, kaloi në avantazh Luzin, duke ia bërë më të lehtë vazhdimin e ndeshjes. Më pas në zhvillimet e një goditje dënimi, qendërmbrojtësi Serxhio Xhika shënoi golin e dytë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 për Luzin, edhe pse koplikasit u munduan të reagonin me disa zbritje të shpejta në sulm. Në pjesën e dytë miqtë ishin më agresivë dhe ia dolën që të rihapnin ndeshjen me golin e shënuar nga Rragami në minutën e 78-të. Lojtarët e Veleçikut pretenduan edhe për një penallti, por kryesori nuk ishte i këtij mendimi. Megjithatë, shpresat e koplikasve për të marrë pikë u shuajtën shumë shpejt, sepse në minutën e 82-të ishte Zeneli i aktivizuar si zëvendësues që trefishoi shifrat në favor të Luzit. Pas këtij triumfi, Luzi kryeson i vetëm renditjen me 23 pikë. FERIZ FERIZAJ
LUZI 2008-VELEÇIKU 3-1
Golat: Jakubu 4’, Xhika 16’, Zeneli 82’ / Rragami 78’
LUZI 2008: Mati, Ruçaj, Xhika, Longat, Goga, Hidri, Laho, Jakupi, Hasa (Zeneli 58’), Morina (Bali 72’), Jakubu. Trajner: Lorenc Pashja
VELEÇIKU: Lopçi, Banushaj, Rrustemaj, Çokaj, Amarildo Kaçaj, Brojaj (Bzhetaj 74’), Ndrecaj, Pjetracaj, Alfred Kaçaj, Shekaj, Rragami.
Trajner: Besnik Duli
Gjyqtarë: E.Latifi, (Gjirokastër), N.Likaj, R.Seferaj (Fier);
Kartonë të verdhë: Laho 55’, Hidri 61’, Mati 90’ / Banushaj 52’
Delegat: Drilon Mati (Tiranë)
Vëzhgues: Feliks Korreshi (Lushnjë);
Iliria, “zjarr” për 45 minuta
Iliria ka shpërthyer në transfertë kundër Murlanit, duke fituar thellësisht 0-4. Skuadra e Dritan Smajlit e ka mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, ku realizoi 4 herë. Fillimisht ishte Qehaja në minutën e 5-të, ndërsa më pas dyfishoi shifrat Markoçi. Murlani nuk rezistoi aspak dhe fushëkrujasit e kthyen ndeshjen si stërvitore. Sulmuesi Veriu realizoi edhe golin e tretë për Ilirinë, ndërsa protagonist që vulosi shifrat e thella ishte sërish Qehaja në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë nuk pati më histori, pasi Murlani ishte i dorëzuar. ABDULLA DUSHKU
MURLANI-ILIRIA 0-4
Golat: Qehaja 5’, Markoçi 9’, 37’, Veriu 18’
MURLANI: Çaku, Gjylbegaj, Çokaj, Preza, Velaj, Uku, Ndreka, Muriqi, Nikaj, Pepaj, Djepaxhia. Trajner: Vahedin Pepaj
ILIRIA: Xhika (Lika 46’), Stafa (Abazi 46’), Kallaku, Përgjoni, Bakalli, Plaku, Koleci (Trokthi 46’), Lleshi, Markoçi, Qehaja, Veriu (Cereku 46’). Trajner: Dritan Smajlaj
Gjyqtarë: G.Çokaj, D.Përndreca, A.Demiraku (Lezhë);
Delegat: Justin Bespalla (Shijak)
Vëzhgues: Agron Kastrati (Shkodër);
Festival golash për një barazim
Ndeshje e çmendur në Pezë me 6 gola, por që në fund skuadrat ndajnë pikët. Barazimi 3-3 mes Albanëve dhe Adriatikut ishte spektakolar. Të parët që kalojnë në epërsi janë bregdetarët durrsakë me anë të Velajt në minutën e 42-të, duke shkuar në pushim me fitoren 0-1. Në pjesën e dytë shpërthejnë Albanët, të cilët përmbysin shifrat me Petritajn dhe nigerianin Muhamad. Por, miqtë brenda dy minutave barazojnë 2-2 me Hasanin. Ky i fundit ia del të realizojë edhe golin e tretë, por në minutën e 71-të, Ferizolli i Albanëve vulosi rezultatin 3-3. ABDULLA DUSHKU
ALBANËT-ADRIATIKU 3-3
Golat: Petritaj 57’, Muhamad 64’, Ferizolli 71’ / Velaj 42’, Hasani 66’, 71’
ALBANËT: Lenja, Troksi, Çuni, Maçi (Muhamad 46’), Petritaj, Spahiu (Mertini 46’), Alushi (Myftari 64’), Mema (Xhabafti 46’), Ferizolli, Gaxhaj (Methoxha 29’), Ahmati. Trajner: Altin Birçe
ADRIATIKU: Pllumbi, Mala, Mustaka, Hasani, Sulejmani (Fuçija 61’), Ahmet Farid, Velaj, Mema, Dhimitri, Tragaj, E.Loci.
Trajner: Ded Mehmeti
Gjyqtarë: M.Dyrmishi, K.Hitollari, A.Xhediku (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Alushi 31’, Petritaj 43’
Delegat: Endi Hyka (Tiranë)
Vëzhgues: Flamur Mata (Tiranë);
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"