Kategoria e Dytë/ Stiven Puci optimist për të ardhmen e Luftëtarit dhe realizimin e objektivit
Luftëtari pas fitores 2-1 në fushën e vështirë të Delvinës, po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Devolli është kundërshtari i radhës për t’ u mposhtur në shtëpi. I këtij mendimi është dhe Stiven Puci i rikthyer pas dëmtimit dymujor, teksa për “Panorama Sport” tha:
“Më vjen mirë që hodha pas krahëve dëmtimin. Aktivizimi në ndeshjen me Delvinën për më shumë sesa 35 minuta, më mjafton për të qenë optimist për të ardhmen. Do jem i gatshëm për të dhënë gjithçka për fanellën e Luftëtarit për arritjen e objektivit, ngjitjen në Kategorinë e Parë”.
Luftëtari në përballjen me Devollin pritet të jetë i kompletuar në organikë, teksa do të këtë në përbërje emra, si Galuber, Ziaj, Çelo e Tuni, të skualifikuar, por dhe Astrit Ramën të rikuperuar tashmë.
TOMOR SHEHU -PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"