Kategoria e Dytë/ Shkumbini bind në derbi dhe merr komandën. Ja çfarë solli java e tretë në Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 22:18

Kategoria e Dytë/ Shkumbini bind në derbi dhe merr komandën. Ja çfarë solli java e tretë në Grupin B

Shkumbini thyen Turbinën 3-2 në Cërrik dhe merr kreun në grupin B, edhe pse me pikë të barabarta me Orikun. Ka qenë një derbi i çmendur, teksa të pestë golat janë shënuar që në pjesën e parë. Cërrikasit fituan një penallti në minutën e 5-të, por goditjen e Ismailajt e priti portieri Saliu.

turbinaaaaa

Në minutën e 10-të peqinasit kalojnë në avantazh me Nexhën. Ky gol çorienton Turbinën dhe Shkumbini godet sërish pas vetëm tri minutash me Sulkjen, që realizon me kokë. Reagimi i Turbinës vjen me Mesian nga goditja e dënimit për 1-2, ndërsa fundi i pjesës së parë është spektakolar. Fillimisht Shkumbini shënon me Mounde, ndërsa Turbina përgjigjet me supergolin e Ismailajt për 2-3. Në pjesën e dytë vendësit u munduan të barazonin, por nuk ia dolën dot. Vlen të theksohet se në minutën e 25-të u ndërpre ndeshja, pasi autoambulanca u largua për një rast urgjent. Loja më pas rifilloi normalisht pas 20 minutash. Ndërsa në fund të pjesës së parë, shefi klubit peqinas, Hasbajrami, u ndëshkua me të kuq për shkak të ofendimit të arbitrit.  MARIGLEN MIRAKA

 

TURBINA-SHKUMBINI 2-3

Golat: Mesia 17’, Ismailaj 45’ / Nexha 10’, Sulkja 13’, Mounde 44’

TURBINA: Toromani, Zëre, Jushi (Qoshja 82’), Palasios, Pedro (Xhameta 69’), Ribaldo, Ranxha (S.Gjoka 47’), D.Gjoka (Aga 82’), Hoxholli (Kovaçi 75’), Ismailaj, Mesia. Trajner: Xhynejt Çutra

SHKUMBINI: Saliu, Kamara, Rodriguez, Hasani (Uemura 83’), Sulkja, Llacja, Nexha, Viera (Daja 52’), Lamptej, Mounde, Mustafaj (Dhjari 68’). Trajner: Anxhelo Suta

Gjyqtarë: E.Demiraj, B.Hamzaj, Gj.Gegprifti (Pogradec);

Kartonë të verdhë: D.Gjoka 46’, Ismailaj 70’, Ribaldo 84’, Aga 90’ / Kamara 16’, Llacja 71’

Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë)

Vëzhgues: Sopot Resmeliu (Elbasan);

 

Zhgënjen Tomori, lë 2 pikë në Këlcyrë

Tomori i Beratit ka zhgënjyer në transfertën e djeshme në stadiumin e Këlcyrës, duke mos shkuar më shumë se barazimi pa gola kundër skuadrës vendëse me të njëjtin emër. Ka qenë një lojë shumë e luftuar gjatë 90 minutave, me Këlcyrën që kishte marrë zemër pas barazimit 1-1 në transfertën e Peqinit. Vendësit e vunë në vështirësi ekipin beratas, duke shfaqur një futboll të fortë. Këlcyra ishte më e qartë në fushë për minuta të tëra, ndërsa krijoi raste të pastra për shënim me Shelen dhe Hadajn. Nga ana tjetër, Tomori u mundua të reagonte më mirë në pjesën e dytë, por pa arritur të shënojë në portën e mbrojtur nga portieri Allmuça. Te beratasit u vu re një farë nënvlerësimi që ndoshta i ishte bërë kundërshtarit, që me meritë mori një pikë, por për mënyrën se si rrodhi loja, mund të kishte ndëshkuar Tomorin. Këlcyra ka një fushë të vështirë, por për një skuadër që pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë si beratasit, mund të thuhet se dje kanë lënë dy pikë, pasi në letër luanin ndaj një rivali që shpreson të mbijetojë në Kategorinë e Dytë. Në javën e ardhshme, që do të luhet më 20 tetor, Tomori pret Turbinën, ndërsa Këlcyra udhëton në Maliq. ROLAND SULI

KËLCYRA-TOMORI 0-0

KËLCYRA: Allmuça, Teka, Vidal, Gabriel (Araujo 67’), Shele, Markes, Bidika (Sulejmani 77’), Montana, Hadaj, Sinani, Kamilo (Spahiu 87’). Trajner: Robert Spahiu

TOMORI: Fabrizio, Vrapi, Skënderaj, Kumani, Saraçi (Henrike 61’), Izuçuku, Kulaj, Diaje, Basha, Hasan (Lirza 72’), Arbëri (Gabi 86’). Trajner: Iken Droboniku

Gjyqtarë: D.Doçi, D.Shkëmbi (Tiranë), Zh.Mile (Fier);

Kartonë të verdhë: Vrapi 45’, Henrikes 89’/ Spahiu 87’

Delegat: Shkëlqim Ali (Delvinë)

Vëzhgues: Xhevit Kaçorri (Memaliaj);

 

Butrinti dhe Oriku janë pa shënjestër

Butrinti dhe Oriku kanë ndarë dje pikët në stadiumin “Andon Lapa”, në një barazim të bardhë 0-0. Ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të fushës së klubit sarandjot që nga sezoni i kaluar. Ka qenë një ndeshje e cila tregoi rivalitet të lartë mes ekipeve, por në fund asnjë nuk arriti të shënonte të paktën një gol. Ky takim solli edhe jo pak kontestime nga të dyja stafet e skuadrave, aq sa detyroi arbitrin kryesor, Çela, të nxjerrë nga xhepi plot 8 herë kartonin e verdhë. Butrinti regjistron kështu barazimin e dytë radhazi, ndërsa Oriku, edhe pse la pikë në Sarandë, qëndron sërish në pozita kryesuese në tabelën e klasifikimit të grupit B.

Në fund të takimit ka pasur kontestime të shumta nga tifozët jashtë stadiumit, aq sa forcat e rendit u detyruan të shoqëronin disa prej tyre në komisariat. Te Oriku kishte disa lojtarë që në sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Butrintit, si Kolonja, Zholi dhe Lukas. Interesant është fakti se për protesta janë ndëshkuar me kartonë të verdhë edhe trajnerët respektivë, Adriatik Faslliu i Butrintit dhe Sherif Idrizaj i Orikut. Ndeshjet e radhës të vlefshme për grupin B, Butrinti do të luajë me Shkumbinin në transfertë, ndërsa Oriku do të presë Delvinën. FATOS LAMAJ

 

 BUTRINTI-ORIKU 0-0

BUTRINTI: Moreno, E.Gjata, Çulli, S.Ageja, Bocaj, Ajala, Tafa (Sejko 68’), O.Ageja, Palasio, Onuh (Çelo 68’), Llana (Dauti 51’).

Trajner: Adriatik Faslliu

ORIKU: Bunkhoev, Gjoka (Buxhelaj 86’), Gjinaj, Uilliams, Zholi (Kapo 86’), Uesli, Lukas, Llojaj, Kamberaj (Shkreli 56’), Ekoro, Kolonja (Mezani 56’). Trajner: Sherif Idrizaj

Gjyqtarë: O.Çela, D.Korreshi, M.Sina (Lushnjë);

Kartonë të verdhë: O.Ageja 26’, Bocaj 37’, trajneri Faslliu 61’ / Kolonja 32’, Zholi 33’, trajneri Idrizaj 37’, Uilliams 40’, Shkreli 63’

Delegat: Maksim Tegu (Fier)

Vëzhgues: Pajtim Goxho (Gjirokastër);

 

 

Maliqi, përmbysje për tri pikë në Memaliaj

Start fantastik i Maliqit me dy fitore radhazi. Pasi kishte mposhtur Luftëtarin pretendent një javë më parë, dje maliqarët ia dolën të merrnin tri pikë edhe në transfertën e Memaliajt. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në startin e së dytës, vendësit kaluan në avantazh me Hyzellarin. Teksa mendohej se Memaliaj po shkonte drejt fitores, vendësit u shkërmoqën në 10 minutat e fundit. Fillimisht Maliqi barazoi me Kamen, ndërsa goli i fitores erdhi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar nga kryesori Gremi, që e finalizoi Demollari. ROLAND SULI

 

MEMALIAJ-MALIQI 1-2

Golat: Hyzellari 50’ / Kame 83’, Demollari 89’ (11-m)

MEMALIAJ: Basha (Jaupi 77’), Matushi, Skënderaj, Kolilaj, Aliaj, Bilaj (Bega 77’), Ajdini, Hysi (Markos 60’), Flores, Hyzellari (Çaushaj 79’), Haruni. Trajner: Klodian Mustafai

MALIQI: Aleks Almeida, Cane, Agolli, Blaceri, Torollari, Lipollari (Demollari 46’), Muçollari, Tako (Xaka 66′), Elmas (Da Silva 56’), Kame, Adeoje, . Trajner: Egli Malësija

Gjyqtarë: R.Gremi, S.Hysjeni, A.Kastrati (Shkodër);

Kartonë të verdhë: Skenderaj 18’, Markos 30’, Basha 62’, Haruni 70’ / Adeoje 43’

Delegat: Dashnor Dume (Kuçovë)

Vëzhgues: Vasil Nikolli (Laç);

 

 

Feston Devolli, Delvina shpërdoron penallti                   

Devolli feston në stadiumin “Panajot Pano” të Delvinës, duke marrë të tri pikë të arta. Skuadra e Markelian Alinanit pësoi një tjetër humbje, që këtë herë të paktën duhej të kishte marrë 1 pikë, pasi në fundin e lojës shpërdoroi penallti. Ky 11-metërsh, ku rezultati ishte 1-2, u kontestua shumë nga lojtarët e Devollit, ndërsa Musta nga pika e bardhë gaboi dhe miqtë iu gëzuan fitores. Loja nisi me epërsinë e delvinjotëve për shumë minuta. Musta godet shtyllën fillimisht, ndërsa më pas shpërdoron një mundësi të mirë shënimi, duke goditur në duart e portierit nga vetëm 4 metra larg kuadratit. Në pjesën e dytë devollinjtë përmirësuan lojën, duke shënuar dy here, fillimisht me Ivanin në minutën e 61-të, e më pas me Hasajn në të 80-ën. Nga fundi i lojës vendësit ushtruan presion, por vetëm sa ngushtuan rezultatin me mbrojtësin Boçi për 1-2. I panevojshëm dhe i dënueshëm ishte veprimi i portierit mik në momentin kur ndeshja përfundoi. Agudelo reagoi me një veprim të pahijshëm ndaj publikut vendës dhe kjo detyroi arbitrin Arapi ta ndëshkoj portierin e Devollit me karton të kuq. Gjithçka u mbyll me fitoren e miqve, si dhe tensionin e panevojshëm të krijuar nga portieri, që në fakt zanafillën e kishte që tek penalltia. GËZIM BEQIRI

 

DELVINA-DEVOLLI 1-2

Golat: Boçi 90’ / Ivani 61’, Hasaj 80’

DELVINA: Xhaferaj, Donou (Brahimi 76’), Boçi, Çarçani, Avduli, Gonzales, Musta (Pajon 62’), Nikolla (Mehmeti 76’), Gjeçi (Palacio 75’), Arrojo, Boni (Myftari 75’). Trajner: Markelian Alinani

DEVOLLI: Agudelo, Çuko, Zymeri (Burimi 90’), Dalipi, Lipo, Ivani, Staro (Kote 70’), Martins (Ago 88’), Gallo (Brahimi 46’), Tekseiro, Hasaj. Trajner: Trifon Meraku

Gjyqtarë: H.Arapi, E.Pulaj, S.Dhima (Vlorë);

Kartonë të verdhë: Boci 24’ / Martins 82’, Hasaj 90’, Brahimi 90’

Karton i kuq: Agudelo 90+5’

Delegat: Maksim Goga (Fier)

Vëzhgues: Shkëlqim Balliu (Poliçan);

 

GRUPI B

 Java 3 (06.10.2024)

Të dielën

Memaliaj-Maliqi 1-2

Këlcyra-Tomori 0-0

Turbina-Shkumbini 2-3

Butrinti-Oriku 0-0

Delvina-Devolli 1-2   

AF Luftëtari pushim

 

 

RENDITJA

 

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. SHKUMBINI 3 7    2    1    0    7-3
  2. ORIKU 3 7    2    1    0    4-0
  3. MALIQI 2 6    2    0    0    3-1
  4. DEVOLLI 3 5    1    2    0    4-3
  5. BUTRINTI 3 5    1    2    0    2-1
  6. TOMORI      3    4    1    1    1    4-1
  7. LUFTËTARI 2 3    1    0    1    1-1
  8. KËLCYRA 3 2    0    2    1    1-3
  9. TURBINA 3 1    0    1    2    4-7
  10. DELVINA 2 0    0    0    2    2-4
  11. MEMALIAJ 3 0    0    0    3    1-9

 

Java 4 (20.10.2024)

Luftëtari-Memaliaj 14:00

Maliqi-Këlcyra 14:00

Oriku-Delvina 14:00

Shkumbini-Butrinti 14:00

Tomori–Turbina 14:00

Devolli pushim

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"