Kategoria e Dytë/ Luzi 7 gola për kreun, Besëlidhja mposht Tërbunin. Ja çfarë ndodhi në javën e pestë në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2024 | 21:21

Kategoria e Dytë/ Luzi 7 gola për kreun, Besëlidhja mposht Tërbunin. Ja çfarë ndodhi në javën e pestë në Grupin A

Besëlidhja ka mundur 3-1 Tërbunin në fushën e saj dhe falë këtij trepikëshi është ngjitur në vend të dytë në klasifikim, duke përfituar kështu nga humbja e Ilirisë në fushën e Sopotit. Skuadra pukjane në anën tjetër ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat.

kategoria-e-dyte

Lezhjanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 19-të, në zhvillimet e një goditjeje dënimi, kur topi i goditur nga D.Marku devijohet me kokë nga Laceja dhe shkon në rrjetë. Autogoli i miqve i çliron të besuarit e trajnerit Dalipi, të cilët pas 3 minutash gjejnë edhe golin e dytë, që mban firmën e Alcanit. Lojtari i Besëlidhjes shënon me një gjuajtje nga rreth 20 metra distancë. Tërbuni i afrohet golit në minutën e 39-të me Kaçubelën, i cili nuk arrin të finalizojë. Pjesa e dytë nis më mirë për Tërbunin. Longe, një nga më të mirët në fushë, shkurton diferencën e golave në 2-1 në minutën e 58-të, duke rihapur ndeshjen. Vetëm në minutën e 3 të shtesë Besëlidhja “vulos” fitoren në 3-1, këtë herë me anë të N.Markut, i cili shikon daljen e gabuar të portierit pukjan dhe realizon golin e tretë për të tijtë. Lezhjanët ngjiten në kuotën e 12 pikëve, vetëm 1 pikë pas Luzit kryesues. Gani Pema

 

Besëlidhja–Tërbuni  3-1

Golat: Laceja 19’ (autogol), Alcani 22’, N.Marku 93’ / Longe 58’

 

Besëlidhja: Hoxha, Alcani, Ruqi, Elbasani (Çepele 90’), Allamani (Kovaçi 82’), D.Marku, Vukaj, Kaceli, Gjoka (Tafa 68’), Dibra,  N.Marku  (Deda 90’). Trajner: E.Dalipi

Tërbuni: Angjelkovski, Temja, Trashani, Laceja, Lekaj (Vecaj 78’), Bizi (Vincent 65’), Zere, Arbana, Alillari, Longe, Kaçubela. Trajner: S.Bardhi

Gjyqtarë: B.Kaimi, G.Mënaj, K.Shehu (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Bizi 58’, Kaçubela 78’

Delegat: A.Mandro (Tiranë)

Vëzhgues: Sh.Ziri (Fushë-Krujë)

 

 

Naftëtari kalon lehtë Adriatikun, dopietë e Kartaj

Naftëtari-Adriatiku 3-0

Golat: Karaj 27′, 66′, Godoi 86′

 

Naftëtari: Birja, Fakaj, Gjishti, Çaço, Kajo, Vrapi, Godoi, Adebajou (Rustemi 89′), Salca (Këndella 72′), Aguai (Pirja 82′), Karaj (Pepa 89′). Trajner: S.Gega

Adriatiku: Pllumbi, Mustaka, Hasani, B.Loci, Sulejmani, Abdelalim (Tragaj 52′), Velaj, Mema (Fuçija 68′), Elezi (E.Loci 68’), Dhimitri, Dermani. Trajner: D.Mehmeti

Gjyqtarë E.Latifi, A.Muxhaj, R.Seferaj (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Salca 30′, Karaj 64′, Koroveshi 64′ / Hasani 37′

Delegat: A.Isai (Peqin)

Vëzhgues: Sh.Balliu (Poliçan)

 

Naftëtari rikthehet te fitorja, madje me një rezultat bindës, 3-0. Trajneri i ri, Saimir Gega, e fillon mirë aventurën në krye të skuadrës kuçovare, bashkë me ndihmësin e tij Endri Koroveshi. Duhet thënë se kuçovarët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, ku përveç golave kanë krijuar dhe raste të shumta për shënim. Vendasit e filluan në sulm ndeshjen dhe rrezikuan dy herë që në minutat e para me anë Vrapit dhe Karajt. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 27-të për golin e epërsisë të Naftëtarit. Karaj, në një pozicion të prirët, mposht portierin mik dhe 1-0. Kuçovarët vazhdojnë aksionet sulmuese edhe pas avantazhit, në kërkim të golit të dytë. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me golin e Karajt. Pjesa e dytë është më e bukur, ku vendasit janë të papërmbajtshëm dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë, fillimisht sërish me Karajn dhe pastaj me brazilianin Godoi. Miqtë u kujtuan vetëm në fundin e ndeshjes, por Birja me pritjet e tij u mohoi golin e nderit. Pas këtij trepikëshi të merituar, kuçovarët ngjiten në vendin e shtatë. Arben Çepani

 

 

Sopoti e përmbys, Iliria merr Smajlin në stol

 

 

Sopoti–Iliria

Golat: Najara 69’, Abdoul Rashid 77’/ Stafa 20’ (11-m)

 

Sopoti: Hasfatija, Ferhati, Seferi, Ukaj, Abdoul Rashid, Aminu (Najara 60’), Myslimi (Jugu 86’), Mici, Broshka, Rreshka (Goci 60’), Abdoulaje. Trajner: B.Kola

Iliria: Xhika, Kallaku, Stafa, B.Selmani, Okonkuo, Koleci (Markoçi 77’), Plaku (Çereku 46’), S.Selmani, Olatunbosun, A.Selmani, Qehaja (Veriu 61’). Trajner: A.Allamani

Gjyqtarë: M.Dyrmishi, E.Cena, E.Ahmeti (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Qehaja 17’, Seferi 20’, Stafa 42’, B.Selmani 52’, S.Selmani 53’, Bakalli 60’, Olatunbosun 89’

Karton i kuq: P.Selmani 80’ (zv.trajner)

Vëzhgues: R.Rapo (Korçë)

Delegat: E.Kello (Korçë)

 

Sopoti ka triumfuar në Librazhd kundër Ilirisë, madje me përmbysje nga 0-1 në 2-1. Kjo humbje ka bërë që në stolin e fushëkrujasve të ketë ndryshim, ku vendin e Alfred Allamanit e ka marrë tashmë lezhjani i njohur, Dritan Smajli, i cili së fundi ka drejtuar Besëlidhjen.

Dy sulmuesit afrikanë të Sopotit, Najara dhe Abdoul Rashid, me 2 golat e tyre kanë përmbysur atë të Stafës. Takimi nis vrullshëm dhe vendësit gjejnë golin me Seferin, por anësori e anulon, sepse topi kishte dalë jashtë vijave gjatë krosit. Iliria reagon dhe fiton një 11-metërsh të kontestuar nga Sopoti. Stafa tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe kalon miqtë në avantazh. Fraksioni i parë mbyllet me protesta nga vendësit. Në pjesën e dytë ekipi i Kolës ndryshon lojën dhe barazon me nigerianin Najara, pas një rrëmuje në zonë. Pas 10 minutash Abdoul Rashid gjendet në vendin e duhur pas pasimit nga e djathta dhe shtang Xhikën. Rezultati i bën miqtë agresivë dhe ndeshja mbyllet me tension e shumë kartonë. Me këtë fitore librazhdasit e kalojnë Ilirinë në renditje, edhe pse me pikë të barabarta. Ledion Qoshku

 

 

Veleçiku ia del dhe me mungesa ndaj Basanias

 

Veleçiku–Basania    0-0

 

Veleçiku: Lopçi, Banushi, Kuka, Af.Kacaj, El.Rrustemaj, Broja, Ndreca (Am.Kacaj 79′), Dn.Rrustemaj (Bzhetaj 90+1′), Ivziku, Shekaj, Rragami. Trajner: B.Duli

BASANIA: Marku, Hoxha, Shema, Asusa, Nikshiqi, Kola (Xhahysa 64′), Tafili, Shimaj, Konato (A.Hoxha 75′), Hasa (Leka 77′), Daija. Trajner: A.Nika

Gjyqtarë: E.Gryka (Tiranë), O.Loci (Fushë-Krujë), A.Laska (Laç)

Kartonë të verdhë: Ivziku 35′, Kuka 35′, Hasa 39′, Lika 39′ (në stol)

Vëzhgues: Vasil Nikolli (Laç)

Delegat: Arben Fështi (Laç)

 

Edhe pse ishte një takim mjaft i luftuar, Veleçiku-Basania u mbyll në barazim pa gola. Miqtë kishin ardhur për 3 pikët në Koplik, me mendimin se do të shfrytëzonin mungesat e shumta të Veleçikut, por nuk ia dolën. Konato doli i vetëm me portierin Lopçi, por nuk mundi të shënonte. I njëjti lojtar në fund të pjesës së parë nuk shfrytëzon një asist të kapitenit Tafili. Në fundin e ndeshjes Broja ka një mundësi të mirë, pas një pasimi të Shekajt, driblon tre mbrojtës të Basanias, por nuk finalizon. Bashkim Ramekaj

 

Albanët shtangin Gramshin në minutën e fundit

 

Gramshi–Albanët 1-1

Golat: Lila 43′ / Methoxha 90′

 

Gramshi: Sogani, Shehi, Xhika (Topalli 66′), Muzhaqi (Zogu 67′), Xhelili, Lice, Baku, Malaj, Dedja, Lila (Bermudez 85′), Ajazi. Trajner: D.Kalami

Albanët: Lenja, Trokshi, Çuni, Shëmbitraku, Petritaj, Alushi, Xhabafti (Maçi 60′), Ferizolli (Methoxha 46′), Gaxhaj (Mërtiri 60′), Spahiu (Mema 74′), Meçuli (Tra 46′). Trajner: A.Birçe

Gjyqtarë: G.Velçani, M.Sina, E.Fejzullah (Patos)

Kartonë të verdhë: Zogu 89′ / Trokshi 42′, Methoxha 91′

Vëzhgues: Astrit Mahmuti (Elbasan)

Delegat: Aranit Dobra (Librazhd)

 

Ndeshja e luajtur në “Myslim Koçi” të Gramshit mes ekipit vendës dhe albanëve, edhe pse është dominuar nga vendasit, ka përfunduar në barazim 1-1. Në minutën e 43-të Gramshi do të gjente golin e avantazhit me Lilën, pasi kishte krijuar edhe disa raste të tjera. Vendësit kanë qenë superiorë edhe në fraksionin e dytë, duke shpërdoruar shumë raste. Në fund të takimit, pikërisht në minutën e 90-të, miqtë bëjnë surprizën dhe barazojnë rezultatin me anë të Methoxhës duke i hequr Gramshit fitoren nga dora. MARIGLEN MIRAKA

 

 

Festival golash nga Luzi, “poker” i Ballës

 

 

Luzi 2008–Murlani   7-0

GOLAT: Balla 6’, 9’, 41’, 45’, Xhika 19’, Jakupi 63’, Thana 84’

 

Luzi 2008: Mati, Bali (Ruçaj 46’), Xhika, E.Goga, Çeliku (Thana 46’), Laho, Jakubu (Topalli 46’), Balla (Hasa 46’), Osma, Jakupi, Morina (Zeneli 46’). Trajner: L.Pashja

Murlani: Çaku, Cubi, Djepaxhia, V.Pepaj, Preza, Çukaj, Velaj, Gjylbegaj, Nikaj, Gazuli (Marku 76’), Kështenjaku (Muriqi 75’). Trajner: V.Pepaj

Gjyqtarë: O.Çela (Lushnjë), K.Prenga (Laç), S.Methoxha (Lushnjë)

Vëzhgues: A.Zyba (Peqin)

Delegat A.Kalemi (Durrës)

 

Luzi po dëshmon hapur se nuk pranon të luajë më në të Dytën, teksa kryeson i vetëm. Me Murlanin dukej si një ndeshje stërvitore dhe trajneri Pashja kreu 5 ndërrime që me nisjen e pjesës së dytë. Takimi nisi me golin Ballës, që më pas shënon dhe 3 herë të tjera. Shënon edhe kapiteni Serxhio Xhika në pjesën e parë. Trajneri Pashja reagon, duke nxjerrë nga fusha 5 lojtarë për të testuar stolin. Ka vend edhe për 2 gola të tjerë, me autorë Jakupin dhe Thanën. Me këtë fitore Luzi merr i vetëm kreun e Grupit A. FERIZ FERIZAJ

 GRUPI A

 Java 5 (26 tetor)

 Të shtunën

Veleçiku-Basania 0-0

Besëlidhja-Tërbuni 3-1

Naftëtari-Adriatiku 3-0

Sopoti-Iliria 2-1

Luzi 2008-Murlani 7-0

Gramshi-Albanët 1-1

 

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. LUZI 2008 5 13   4    1    0    23-8
  2. BESËLIDHJA 5 12   4    0    1    11-5
  3. SOPOTI 5 10   3    1    1    9-3
  4. ILIRIA      5    10   3    1    1    8-3
  5. TËRBUNI 5 8    2    2    1    8-6
  6. VELEÇIKU 5 7    2    1    2    9-3
  7. NAFTËTARI 5 7    2    1    2    6-7
  8. BASANIA 5 5    1    2    2    7-9
  9. ADRIATIKU 5 4    1    1    3    7-10
  10. ALBANËT 5    4    1    1    3    6-16
  11. GRAMSHI 5 3    0    3    2    4-8
  12. MURLANI 5 0    0    0    5    1-21

  

Java 6 (2 nëntor)

 Të shtunën

Adriatiku-Sopoti 14:00

Tërbuni-Naftëtari 14:00

Veleçiku-Besëlidhja 14:00

Murlani-Gramshi 14:00

Iliria-Luzi 2008 14:00

Basania-Albanët 14:00

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"