Kategoria e Dytë/ Luftëtari triumfon në fushën e re, Oriku likuidon Tomorin. Ja situata në Grupin B pas javës së tetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 20:21

Kategoria e Dytë/ Luftëtari triumfon në fushën e re, Oriku likuidon Tomorin. Ja situata në Grupin B pas javës së tetë

Luftëtari e inauguron fushën e re të stadiumit me një fitore të vuajtur kundër Delvinës në shifrat 2-1, por që mjaftoi për t’u shkëputur me dy pikë në krye të Grupit B. Përpara fillimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia e inaugurimit të fushës, që është një investim i përbashkët FSHF-Bashki e Gjirokastrës.

Aperture 13 Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastër

Zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj dhe kryebashkiaku Flamur Golemi mbajtën fjalimet e rastit para startit të lojës, ndërsa u premtua vazhdimi i investimit në stadium, kryesisht me dhomat e zhveshjes dhe vendosjen e stolave plastikë në shkallët e tribunave. Njëkohësisht do të ndërtohen edhe dy fusha të reja, në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë për stërvitje ekipit të parë dhe akademisë. Sa i përket ndeshjes, vendësit shpërdoruan disa raste shënimi, sidomos nga Th.Puci, Diamanti, Mërkuri e Ziaji.

Mërkuri goditi edhe traversën, ndërsa për rezultatin 0-0 në pjesën e parë ndikoi edhe portieri Braho. Me fillimin e pjesës së dytë befason afrikani Boni, që shënon për Delvinën me kokë pas një goditje dënimi. Megjithatë, vjen menjëherë më pas reagimi nga gjirokastritët, ku pas krosimit të Mërkurit, është Diamanti që barazon me kokë. Luftëtari vijon të sulmojë dhe pas tentativave të Diamantit dhe Gabës, është ky i fundit që fiton një penallti, të cilët e kthen në gol Çulli për 2-1. Ndeshja në dy raste u ndërpre nga gjyqtari Zhuli, pasi një dron i komanduar nga godinat në afërsi të stadiumit qarkulloi afër fushës. GËZIM BEQIRI

LUFTËTARI-DELVINA 2-1

Golat: Diamanti 52’, Çulli 74’ (11-m) / Boni 51’

LUFTËTARI: Barboza, Ahmetaj, Çulli, S.Puci, Mukoj, Dulaj (Pula 63’), Th.Puci, Mirani (Kadhe 63’), Mërkuri, Ziaj (Gaba 63’), Diamanti (Glauber 78’). Trajner: Besmir Shabani

DELVINA: Braho, Çarçani, Boçi (K.Mehmeti 60’), D.Mehmeti, Arrojo, Palasio (Rakipi 65’), Avduli, Nikolla (Pajon 60’) Sigudla (Gjeçi 60’), Boni, Gonzalez (Peçi 65’). Trajner: Markeljan Alinani

Gjyqtarë: E.Zhuli, D.Shkëmbi, F.Shkëmbi (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Th.Puci 41’, Ahmetaj 45’ / Palasio 37’, Boçi 42’, Peçi 90’

Delegat: Dashnor Dume (Kuçovë)

Vëzhgues: Shkëlqim Balliu (Poliçan);

 

Tomori bie në shtëpi, feston Oriku

Tomori bie në shtëpi, në një ndeshje që në Berat e kanë përkthyer si lamtumirë nga pretendimet për të vijuar betejën për vendin e parë. Oriku ka befasuar, duke marrë tri pikë të arta falë golit të shënuar në minutën e 9-të nga mbrojtësi i majtë, Selidon Zholi. Tomori ka qenë apatik, ndërsa edhe mesazhi që është përcjellë nga tifozeria lidhet me këtë humbje që ishte larg pritshmërive dhe performancave të mëparshme. Përsa i përket ndeshjes, miqtë kërkuan golin që në start dhe ia dolën me Zholin. Rastet për shënim janë të shumta, si për miqtë që ndalen nga Soza dhe diga në mbrojtje e Bashës dhe Skënderaj, ndërsa beratasi me dyshen Arbëri dhe Saraçi, veprojnë bukur, por nuk kanë shënjestër. Edhe në pjesën e dytë, Tomori insiston për golin e barazimit. Oriku jo vetëm mbrohet me kujdes, por me anë të kundërsulmit krijon 3-4 raste të arta për të dyfishuar epërsinë. Sulmuesit dhe mesfushorët kanë falur përballë portierit Soza. Gjatë takimit tifozëria vendëse ka patur vazhdimisht kontestime për gjykimin, ndonëse në fushë dhe jashtë saj gjithçka ka qenë në normalitet të plotë. Në fund bregdetarët i janë gëzuar trepikëshit, duke qenë tashmë pretendentë për kreun. EDI SPAHIU

FAQE 13 POSHTE Skuadra e Orikut para takimit në Berat

 TOMORI-ORIKU 0-1

Goli: Zholi 9’

TOMORI: Souza, Skënderaj, Basha, Kulaj, Deliu, Kumani, Enrike (Hasan 86’), Biaje, Gabriel, Saraçi (Lirëza 90’), Arbëri (Ferreira 78’). Trajner: Lisjan Hadaj

ORIKU: Ak.Bunkhoev, Buxhelaj, Bega (Mezani 58’), Zholi, Gjinaj, Pereira (Dalanaj 82’), Lukas, Itohan, Calice D’or, Llojaj, Shkreli (Kamberaj 86’). Trajner: Sherif Idrizaj

Gjyqtarë: A.Stolaj, F.Kolleshi, R.Shehu (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Kumani 13’, Skënderaj 43’ / Lukas 13’

Delegat: Aranit Dobra (Librazhd)

Vëzhgues: Astrit Mahmuti (Elbasan);

 

Çlirohet Këlcyra, Turbina e mbyll me 9

Këlcyrjotët arrijnë një fitore të vështirë në një takim tepër luftarak, siç tregon edhe numri i lartë i kartonëve të dhënë nga kryesori Kotemelo. Në minutën e 25-të kapiteni i Këlcyrës, Shele, shënon një gol të bukur nga jashtë zonës. Më pas Turbina mbetet me 10 vetë, pasi Ismailaj merr 2 të verdhë për 2 minuta. Pjesa e dytë bëhet më e bukur, pasi miqtë barazojnë me të përhershmin Ribaldo. Kovaçi del me të kuq dhe miqtë mbeten me 9 lojtarë. Përfiton Këlcyra, që realizon golin e fitores me Vidal. Fitorja e parë për këtë ekip, që lë fundin. ROLAND SULI

KËLCYRA-TURBINA 2-1

Golat: Shele 25’, Vidal Mondez 78’ / Ribaldo 65’

KËLCYRA: Da Silva, Teka, Sulejmani, Vidal Mendez, Shele, Re.Spahiu, Joao Viktor, Bidika (Duçka 79’), Montana, Sinani, Xhakollari (Dutra 88’). Trajner: Robert Spahiu

TURBINA: Toromani, Zere (Lami 90’), Ranxha, Itua, Xhameta (Metaliaj 84’), Kovaçi, Aga (Topi 90’), Ismailaj, Gjoka, Famuditimi, Ribaldo. Trajner: Xhynejt Çutra

Gjyqtarë: E.Kotomelo, B.Hamzai, G.Gegprifti (Korçë);

Kartonë të verdhë: Ismailaj 25’, 26’, Çutra 74’

Kartonë të kuq: Ismailaj 26’, Kovaçi 73’, Çutra 75’(në stol)

Delegat: Shkëlqim Ali (Delvinë)

Vëzhgues: Krenar Peçi (Delvinë);

 

 

Devolli gjunjëzon Maliqin në derbi

Derbin mes Maliqit dhe Devollit e kanë fituar miqtë me rezultatin 1-2. Ishte një ndeshje përgjithësisht e qetë, me një loje të barabartë dhe pa shume raste të rrezikshme në portat respektive. Një gol nga rreth 25 metra i Hasajt ka bërë që Devolli ta mbyllë pjesë e parë në avantazh. Gjatë pjesës së dytë Maliqi është shfaqur më kërkues me futjen në fushë të Kames dhe ia ka arritur qëllimit të barazojë shifrat në 1-1. Në minutën e 53-të maliqarët kanë fituar një penallti pas një tërheqjeje në zonë nga mbrojtësit e Devollit dhe Demollari është treguar i saktë nga pika e bardhë. Pas këtij momenti ritmi i lojës ka rënë disi dhe rastet për shënim ka qenë sporadike. Fati do t’i buzëqeshte Devollit, që do të shënonte golin e fitores, duke përfituar nga një gabim i mbrojtësve të Maliqit. Një goditje e fortë e Hasajt në minutën e 81-të është grushtuar fillimisht nga portieri, por topi ka mbetur aty dhe Lipo nuk ka falur afër zonës. Devolli është mbrojtur fort në minutat e mbetura dhe në fund i është gëzuar fitores së rëndësishme, që e mban në pozita pretenduese, vetëm një pikë pas Orikut të vendit të dytë dhe 3 pikë larg Luftëtarit kryesues. ILDI MEROLLI

MALIQI-DEVOLLI 1-2

Golat: Demollari 53’ / Hasaj 32’, Lipo 81’

MALIQI: Almeida, Torollari, Agolli, Cane, Ndoci (Blaceri 57’), Elmas (Tako 57’), Salvador (Bregu 46’), Adeoje, Lipollari (Kame 46’), Muçollari, Demollari (Pero 68’). Trajner: Egli Malësia

DEVOLLI: Agudelo, Çuko, Zymeri, Lipo, Gallo, Ivani, Staro (Dalipi 87’), Hasaj, Martins (Ago 87’), Ibrahim, Teikseira. Trajner: Trifon Meraku

Gjyqtarë: E.Dishani, D.Memelli, R.Zogu (Elbasan);

Kartonë të verdhë: Muçollari 16’, Ndoci 44’, Agolli 90’ / Gallo 14’, Ivani 37’, Ibrahim 90’, Ago 90’

Delegat: Daniel Dalipi (Elbasan)

Vëzhgues: Donald Dikollari (Tiranë);

 

 

Butrinti triumfon në Memaliaj

Memaliaj ka kapitulluar pa kushte në fushën e tij përballë Butrintit. Miqtë janë treguar më të freskët fizikisht dhe kanë arritur të shënojnë 3 gola në këtë ndeshje. Onuh ka shënuar golin e parë për sarandjotët në minutën e 34-t dhe pastaj ka dyfishuar shifrat sapo ka nisur pjesa e dytë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt Butrinti shënoi edhe golin e 3-të me Kordobën. Nga radhët e memaljotëve ka pasur shumë rezerva për gjykimin e kryesorit Zeneli, që sipas tyre u ka mohuar një penallti dhe favorizoi ekipin mik në rastet e golave të shënuarROLAND SULI

MEMALIAJ-BUTRINTI 0-3

Golat: Onuh 34’, 47’, Kordoba 90’

MEMALIAJ: S.Basha, Skënderaj, Bilaj, Kolilaj, Hyzellari, Hysi, Aliaj, Bega, Akuma, Jaupi, Haruni (Matushi 4’). Trajner: Klodian Mustafaj

BUTRINTI: Moskuera, Gjata, K.Basha, Bocaj, O.Ageja, Silva, S.Ageja, Dauti (Lala 59’ – E.Shehu 84’), Agu (Sejko 23’), Kordoba, Onuh.  Trajner: Dhiogjen Muço

Gjyqtarë: R.Zeneli, D.Koreshi, M.Qose (Lushnjë);

Kartonë të verdhë: Kolila 36’, Jaupi 50’, Skënderaj 52’, Aliaj 56’, Hyzellari 83’ / S.Ageja 73’, Lala 83’

Delegat: Arnel Gozhita (Gjirokastër)

Vëzhgues: Pajtim Goxho (Gjirokastër);

 

GRUPI B

 

Java 8 (24 nëntor)

 Të dielën

Luftëtari-Delvina 2-1

Tomori-Oriku 0-1

Maliqi-Devolli 1-2

Memaliaj-Butrinti 0-3

Këlcyra-Turbina 2-1

Shkumbini pushim

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. LUFTËTARI 7 18   6    0    1    21-6
  2. ORIKU 7 16   5    1    1    8-2
  3. DEVOLLI 7 15   4    3    0    12-8
  4. BUTRINTI 8 14   4    2    2    12-8
  5. TOMORI      8    13   4    1    3    14-5
  6. MALIQI 7 9    3    0    4    9-10
  7. SHKUMBINI 7 8    2    2    3    12-11
  8. TURBINA 8 7    2    1    5    9-18
  9. DELVINA 7    6    2    0    5    8-13
  10. KËLCYRA 7 5    1    2    4    7-16
  11. MEMALIAJ 7 3    1    0    6    6-21

 

Java 9 (1 dhjetor)

 

Të dielën

Devolli-Luftëtari 13:00

Shkumbini-Tomori 13:00

Butrinti-Këlcyra 13:00

Delvina-Memaliaj 13:00

Oriku-Maliqi 13:00

Turbina pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"