Kategoria e Dytë/ Lajme shkurt nga Turbina, Naftëtari dhe Veleçiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 21:51

Kategoria e Dytë/ Lajme shkurt nga Turbina, Naftëtari dhe Veleçiku

Pas fitores me Labërinë, trajneri i Turbinës, Xhynejt Çutra, për “Panorama Sport” u shpreh: “Jam i lumtur dhe i kënaqur që e kemi nisur mbarë fazën e dytë. Falënderoj pa masë lojtarët, që dhanë shpirtin në fushë dhe treguan profesionalizëm.

kategoria-e-dyte

Labërinë e mundëm bindshëm dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë deri në fund. Kjo është Turbina që dua. Për këtë ndihem krenar. Do ta bëjmë realitet objektivin”.

Naftëtari

Edhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë, Naftëtari nuk mori më shumë se barazimi ndaj Sopotit. “Zhvilluam një ndeshje të mirë me Sopotin ku krijuam rastet tona për shënim. Për fat të keq, i shpërdoruam me lehtësi rastet që krijuam për shënim. Të vjen keq që nuk arritëm dot të merrnim maksimumin. Fitorja do të na ndihmonte shumë, megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi”, u shpreh mesfushori Azis Pepa.

Veleçiku

Veleçiku e ka me gjykimin. Drejtori sportiv Nuri Rexha deklaroi për gazetën: “Para takimi me Valbonën kërkova vetëm një gjykim të paanshëm. Është koha për një vëzhgim më të rrepte në Kategorinë e Dytë, pasi disa gjyqtarë po abuzojnë. Vendosja e VAR-it po bëhet i domosdoshëm, për një gjykim sa më të drejtë. Jam i kënaqur me lojën e djemve, ku treguan shpirt gare, por nuk morëm çfarë dhamë në fushë”.

 

M. MIRAKA /A. ÇEPANI/ B. RAMEKAJ- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"