Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori shpërthen me “poker”, zhgënjen Luftëtari pretendent. Ja çfarë ndodhi në javën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 21:29

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori shpërthen me “poker”, zhgënjen Luftëtari pretendent. Ja çfarë ndodhi në javën e dytë

Tomori prezantohet si një skuadër pretendente përballë Memaliajt, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 dje në stadiumin e Beratit. Ky ishte triumfi i parë i ekipit të drejtuar nga Iken Droboniku, teksa ka vlejtur jo vetëm për të fshirë nga kujtesa humbjen e një jave më parë me Luftëtarin, por për të shikuar përpara në kampionat.

tomoriii

Loja e bukur dhe me theks sulmues ka argëtuar 1300 tifozët e pranishëm, të cilët kanë festuar së bashku me skuadrën e tyre të zemrës fitoren e parë shtëpiake në kampionat. Rezultati mund të ishte më i thellë në rast se lojtarët beratas do të kishin qenë më të saktë në finalizim, pasi  shpërdoruan me dhjetëra raste për shënim. Pjesa e parë u mbyll 3-0, ndërsa në pjesën e dytë, Tomori e uli ritmin duke e mëshiruar kundërshtarin. Miqtë kanë rezistuar vetëm për një gjysmë ore lojë dhe beratasit kanë ushtruar presing në gjysmëfushën e kundërshtarit, derisa zhbllokuan shifrat. Reparti i mbrojtjes me Bashën dhe Skënderaj, nën dirigjimin e kapitenit Kumani dhe falë lojës së bukur nga krahët ku spikaste Saraçi, bënë që beratasit të shpërthenin në fundin e pjesës së parë. Senegalezi Biaje dhe nigeriani Hasan shënuan gola të bukur, ndërsa sulmuesi i talentuar, Klejdon Arbëri, e çoi skuadrat në pushim me shifrat 3-0. I njëjti autor realizoi edhe në fillimin e pjesës dytë, duke vulosur triumfin e thellë 4-0. EDI SPAHIU

 

 

TOMORI-MEMALIAJ 4-0

Golat: Biaje 30’, Hasan 32’, Arbëri 42’, 48’

TOMORI: Souza, A.Basha, Vrapi, K.Skënderaj, Kulaj (Gabi 76’), Kumani, Saraçi (Lirëza 56’), Henrike (Ferreira 66’), Biaje, Hasan (Sadiku 66’), Arbëri (Ngene 56’). Trajner: Iken Droboniku

MEMALIAJ: S.Basha, Kolila, Matushi, Da Silva (Bega 46’), Flores (Bilaj 46’), Jaupi, Sinaj, Hysi, Aliaj, Çaushaj (Hyzellari 69’), Haruni. Trajner: Klodian Mustafaj

Gjyqtarë: M.Koçi, R.Gashi, F.Behari (Durrës);

Kartonë të verdhë: Hasan 38’ / Haruni 43’

Delegat: Astrit Isaj (Peqin)

Vëzhgues: Arben Zyba (Peqin);

Spektatorë: 1300

   

Start perfekt, Oriku likuidon edhe Turbinën

Oriku e ka nisur mbarë kampionatin, duke marrë dy fitore radhazi në start. Pas asaj në Këlcyrë, dje të besuarit e Sherif Idrizit, ia dolën të triumfonin në shtëpi kundër Turbinës me shifrat 2-0. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendësit dhe me shumë raste të shpërdoruara. Zhbllokimi i shifrave do të vinte në minutën e 30-të. Pas një krosimi nga krahu, do të ishte Calice D’or që nuk fal brenda zonës. Në pjesën e dytë, Shkreli i ardhur nga stoli do të shënonte për orikasit edhe golin e dytë, që ishte shumë i bukur falë një akrobacie të sulmuesit. ERMAL SIKA

  

ORIKU-TURBINA 2-0

Golat: Calice D’or 30’, Shkreli 77’

ORIKU: Bunkohev, Gjinaj, Uilliam, Zholi, Gjoka, Lukas Oliveira (Buxhelaj 81’), Itohan Uesley (A.Bunkohev 59’), Kolonja (Shkreli 59’), Kamberaj (Mezani 59’), Llojaj (Begaj 79’), Calice D’or.

Trajner: Sherif Idrizaj

TURBINA: Toromani, Zere, Jushi (Hoxholli 86’), Pedro Manuel (Metaliaj 67’), Flores, Ranxha, Gjoka (Ranxha 53’), Xhameta (Qoshja 67’), Ismailaj, Diego Alonso, Itua Alade (Kovaçi 86’).

Trajner: Xhynejt Çutra

Gjyqtarë: Xh.Bacaj (Laç), O.Loci (Fushë-Krujë), A.Laska (Laç);

Kartonë të verdhë: Kolonja 17’, Kamberaj 42’ / Xhameta 48’, Zere 54’, Ribaldo 60’, Kushta 74’

Delegat: Emiljano Gjyla (Lushnjë)

Vëzhgues: Alfred Lamçe (Patos);

  

Diamanti shpërdoron penallti, gjirokastritët e mbyllën me 9 lojtarë

Zhgënjen Luftëtari pretendent, Maliqi i shkakton humbjen e parë

Luftëtari pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë ka humbur dje 1-0 në Maliq, duke zhgënjyer së tepërmi opinionin sportiv në Gjirokastër. Nga ana tjetër, Maliqi e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik me ndeshjen e parë në shtëpi. Ka qenë një duel që i pati të gjitha brenda, ndërsa në fund ishin vendësit ata që festuan 3 pikë “të arta”. Përballja startoi e bukur dhe me rritëm, ku fillimisht shkodranët e Luftëtarit, Dulaj dhe Vucaj, provuan nga distanca, por të dyja tentativat shkuan jashtë kuadratit. Në minutën e 16-të, Maliqi tundi rrjetën me Blacerin, i cili pas një harkimi nga këndi, goditi saktë me kokë brenda zonës, por goli u anulua nga asistenti për shkak se topi gjatë harkimit e kishte kaluar vijën. Në minutën e 29-të, miqtë nga Gjirokastra kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh, kur Mërkuri fiton një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të Blacerit në hyrje të zonës.

Kjo penallti do të shpërdorohej nga Gersi Diamanti, por meritë ka edhe portieri brazilian i Maliqit, Aleks Almeida, që priti gjuajtjen e sulmuesit vlonjat. Ndërsa në minutën e 42-të, shtylla do t’i vinte në ndihmë skuadrës bluzi pas devijimit të topit nga sulmuesi Adeoje. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta, trajnerët Malësija dhe Shabani freskuan skuadrat me zëvendësimet e bëra. Momenti më kulminant ishte ai i minutës së 75-të. Një top i kthyer gabim në mbrojte nga futbollistët gjirokastrit, shërbeu si asist për Maliqin, teksa nxori të vetëm sulmuesin Demollari, i cili në limitet e zonës, u pengua nga mbrojtësi Glauber Gomes. Ky i fundit u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Goditjen e dënimit shumë pranë vijës së 16-metërshit e mori përsipër qendërmbrojtësi Blaceri, i cili me një gjuajtje tokazi përshëndeti rrjetën, duke çuar peshë tifozët maliqarë, që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Në fundin e sfidës nuk mungoi as tensioni, ku Çulli i Luftëtarit dhe Ndoci i Maliqit, u ndëshkuan me kartonë të kuq, teksa u tradhtuan nga nervat, duke u konfrontuar me njëri-tjetrën. Ky moment tensioni u shua shpejt, ndërsa minutat shtesë nuk prodhuan shumë histori, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Luftëtarit për të barazuar. ILDI MEROLLI

 

 

MALIQI-LUFTËTARI 1-0

GOLI: Blaceri 77’

MALIQI: Almeida, Cane, Blaceri, Agolli, Torollari, Ndoci, Muçollari, Tako, Elmas (Demollari 69’), Kame (Xheferson 64), Adeoje (Xaka 83’). Trajner: Egli Malësija

LUFTËTARI: Ribeiro, Çulli, Glauber Gomes, Ahmetaj (Kadhe 86’), Tuni, Ramadani, Dulaj (Puci 78’), Vucaj, Ziaj (Gaba 78’), Mërkuri, Diamanti (Mirani 46’). Trajner: Besmir Shabani

Gjyqtarë: A.Stolaj, B.Shkëmbi, O.Berberi (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Kame 55’, Agolli 61’ / Ramadani 61’

Kartonë të kuq: Ndoci 90’ / Glauber Gomes 73’, Çulli 90’

DELEGAT: Renato Rapo (Korçë)

VËZHGUES: Vasil Angjo (Pogradec);

 

 Shkumbini shtanget në fund nga Këlcyra

Fitorja e thellë kundër Memaliajt në transfertë kishte krijuar bindjen se Shkumbini do të kalonte lehtësisht në Peqin edhe Këlcyrën, mirëpo nuk ndodhi kështu. Dje skuadra e Anxhelo Sutës nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1, në një ndeshje ku gjeti golin që në minutën e 22-të. Pas një asisti të Nexhës në qendër të sulmit peqinas, Mustafai ndali topin me gjoks dhe me të majtën e dërgoi në rrjetë. Shkumbini ka shans për të dyfishuar më pas, por Vieras shpërdoron. Në minutën e 88-të, në të vetmin rast të rrezikshëm, miqtë nga Këlcyra barazuan shifrat me Tekën. LULZIM RESULI

SHKUMBINI-KËLCYRA 1-1

GOLAT: Mustafai 22’ / Teka 88’

SHKUMBINI: Saliu, Kamara, Rodriges, Hasani (Uemura 80’), Llacja, Nexha, Viera Melos, Karvalho (Sulkja 80’), Daja, Dhjari (Tafa 76’), Mustafai (Zegara 53’). Trajner: Anxhelo Suta

KËLCYRA: Allmuça, Teka, Vidal, Dutra (Kaseres 88’), Shele, Markues, Bidika (Sulejmani 70’), Mendoza (Barboza 75’), Montana (Spahiu 87’), Hadaj (Duçka 75’), Sinani. Trajner: Robert Spahiu

Gjyqtarë: J.Potka, E.Shkëmbi, A.Sula (Korçë);

Kartonë të verdhë: Karvalho 7’, Mustafai 40’, Llacja 81’ / Bidika 11’, Hadaj 40’, Spahiu 78’ (trajneri), Teka 81’, Shele 81’

Delegat: Dritan Kadia (Tiranë)

Vëzhgues: Shkëlzen Ziri (Fushë-Krujë);

 

Devolli dhe Butrinti nuk kanë shënjestër

Takimi mes Devollit dhe Butrintit ishte shumë i fortë dhe i bukur, me raste të pastra për shënim, por skuadrat nuk ditën të finalizonin aksionet. Devolli shpërdoroi shumë para portës në të dyja pjesët e lojës, ndërsa sarandjotët e bazuan më shumë ndeshjen te kundërsulmet. Megjithatë, edhe miqtë nuk ishin të qartë në mundësitë që patën për të gjetur rrugën e rrjetës. Gjithçka u mbyll 0-0 dhe për Devollin ishte barazimi i dytë radhazi, ndërsa Butrinti vinte pas fitores në derbin kundër Delvinës dhe kjo pikë në transfertë u shkoi më shumë përshtat miqve. THANAS GJATA

DEVOLLI-BUTRINTI 0-0

DEVOLLI: Agudelo, Çuko, Dalipi, Gallo (Zymeri 46’), Hasaj, Ibrahim, Lipo, Martins (Corvelloni 75’), Staro, Artur, Ivani (Alinj 88’). Trajner: Trifon Meraku

BUTRINTI: Moskuera, Dikson, Basha (Çulli 53’), Bocaj, O.Ageja, Tafa (Çelo 53’), Silva, Kordoba, S.Ageja (Gjata 32’), Llana, Ajala (Onuh 46’). Trajner: Adriatik Faslliu

Gjyqtarë: B.Kaimi, K.Hoxha, E.Ahmeti (Tiranë);

Kartonë të verdhë: Dalipi 50’, Ivani 59’ / Bocaj 60’, O.Ageja 90’, Gjata 90’

 

GRUPI B

 

Java 2 (29 shtator)

 Dje

Maliqi-AF Luftëtari 1-0

Tomori-Memaliaj 4-0

Devolli-Butrinti 0-0

Oriku-Turbina 2-0

Shkumbini-Këlcyra 1-1

Delvina pushim

 

RENDITJA

 

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. ORIKU 2 6    2    0    0    4-0
  2. SHKUMBINI 2 4    1    1    0    4-1
  3. BUTRINTI 2 4    1    1    0    2-1
  4. TOMORI      2    3    1    0    1    4-1
  5. MALIQI 1 3    1    0    0    1-0
  6. LUFTËTARI 2 3    1    0    1    1-1
  7. DEVOLLI 2 2    0    2    0    2-2
  8. TURBINA 2 1    0    1    1    2-4
  9. KËLCYRA 2 1    0    1    1    1-3
  10. DELVINA 1 0    0    0    1    1-2
  11. MEMALIAJ 2 0    0    0    2    0-7

 

Java 3 (06.10.2024)

 

Të dielën

Memaliaj-Maliqi 16:00

Këlcyra-Tomori 16:00

Turbina-Shkumbini 16:00

Butrinti-Oriku 16:00

Delvina-Devolli 16:00 

AF Luftëtari pushim

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"