KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Luftëtari dorëzon kreun përballë Shkumbinit, shënohen 9 gola në derbi. Mësoni rezultatet dhe renditjen
Ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë, kanë sjellë ndryshimin në kryesimin e renditjes, pasi tashmë është Pogradeci ai që ka vendin e parë.
Shkak është bërë barazimi pa gola i Luftëtarit në fushën e Shkumbinit, duke frenuar gjirokastritët të cilët tani janë në ndjekje të Pogradecit. Ky i fundit është mjaftuar me golin e Topllarit në fillimin e ndeshjes për të mundur Labërinë dhe për të qenë tashmë një pikë para rivalëve.
Ndërkohë, bie në sy ndeshja me 9 gola mes Maliqit dhe Devollit, me derbin që u ka shkuar vendasve me shifrat 5-4.
REZULTATET
POGRADECI – LABËRIA 1-0
Topllari 2′
ORIKU – DELVINA 4-0
Sinaj 19′, Ngene 27′, Sulejmani 79′, Gjoka 84′
MALIQI – DEVOLLI 5-4
Auam Agu 41′, 43′, 47′, Demollari 73′, Pero 78’/ Kame 44′, 86′, Dos Santos 55′, Muçollari 59′
SHKUMBINI – LUFTËTARI 0-0
KËLCYRA – TURBINA 1-0
Monteza 38′
RENDITJA: Pogradeci 42 pikë, Luftëtari 41, Shkumbini 36, Oriku 28, Labëria 27, Butrinti 21, Turbina 20, Devolli 15, Delvina 14, Maliqi 8, Këlcyra 3.