Kategoria e Dytë/ Besëlidhja likuidon Murlanin, Luzi dhe Sopoti nuk ndalen. Ja çfarë prodhoi java e 13-të në Grupin A
Besëlidhja ka fituar thellë kundër Murlanit të vendit të fundit. Lezhjanët kanë mbaruar punë me këtë kundërshtar që në 45 minutat e para, kur shënuan të 5 golat e fitores, ndërsa në pjesën e dytë e hoqën “këmbën nga gazi”. Besëlidhja shkon në kuotën e 20 pikëve pas këtij triumfi dhe mban vendin e 5-të në grupin e saj. Murlani mbetet me vetëm 1 pikë në fund të klasifikimit.
NDESHJA – Loja nis e shpejtë nga lezhjanët, të cilët janë superiorë në fushë. Pas disa rastesh të humbura, Besëlidhja kalon në avantazh në minutën e 10-të me Allamanin. Edhe pas këtij goli skuadra e trajnerit Dalipi është agresive në lojë, çka sjell edhe 4 gola të tjerë para se dy skuadrat të shkojnë në pushimin e ndeshjes. Në minutën e 25-të dyfishon Fuçija, i cili sheh daljen e portierit mik dhe gjuan saktë. Vetëm pas 60 sekondash është radha e Napolon Markut për t’i çuar shifrat në 3-0. Besëlidhja ka kontrollin e plotë të lojës dhe në fund të pjesës së parë shënuan dy herë me Dedajn dhe Allamanin. Për këtë të fundit është goli i dytë personal. Edhe në fraksionin e dytë lezhjanët e kontrollojnë lojën, trajneri bën ndërrime të shpejta, duke parë rezultatin, por deri në fund nuk do të ketë gola të tjerë për Besëlidhjen. Murlani në anën tjetër ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe për të gjetur të paktën golin e nderit në këtë ndeshje. Preng Gjikola
Bësëlidhja-Murlani 5-0
Golat: Allamani 10′, 45′, Fuçija 25′, N.Marku 26, Dedaj 41′
BESËLIDHJA: Hoxha, Alcani, Dibra (Kovaçi 73′), Ruqi, Fuçija (Haxhia 46′), Allamani (Doku 46′), N.Marku, Dedaj (Gjergji 57′), Shabanaj, Hajderaj, Vukaj (Agius 57′). Trajner: E.Dalipi
MURLANI: Rrushi, Shpuza (Gjylbegaj 46’), Vathi (Muka 59’), Uku, Pepaj, Lushi (Muriqi 81’), Çereku (Preza 46’), Lekiq (Velaj 59’), Grimci, Selmani, Linanaj. Trajner: V.Pepaj
Gjyqtarë: J.Kusta, R.Bregasi, A.Balaj
Kartonë të verdhë: Ruqi 23’/ Uku 23′
Vëzhgues: B.Ziri
Delegat: A.Kalemi
Sopoti asfalton Gramshin, s’i ndahet kreut
Sopoti–Gramshi 3-0
Golat: Amoumane Inkad 27’, Aminu 39’, Rreshka 72’
SOPOTI: Hasfatija, Ferhati, Tanushi, Amoumane Inkad (Tartari 78’), Broshka, Ukaj, Goci, Myslimi, Aminu (Rreshka 71’), Abdoulaje Seini, Najara. Trajner: B.Kola
GRAMSHI: Sogani (Buzani 79’), Shima, Xhelili (Llapushi 66’), Lice, Shuli, Dedja, Xhameta, Goga, Zogu, Ajazi (Zegara Lozada 59’), Topalli. Trajner: Sh.Lleshanaku
Gjyqtarë: E.Kotomelo, B.Hamzaj, E.Gjoni (Korçë)
Delegat: Astrit Isaj (Peqin)
Vëzhgues: Vangjel Luta (Elbasan)
Asnjë hap fals nga librazhdasit, të cilët vazhdojnë fitoret radhazi, kësaj here në shtëpi ndaj Gramshit. Për asnjë moment të besuarit e trajnerit Besnik Kola nuk kanë vënë në dyshim fitoren, duke e dominuar dukshëm lojën që në fillim dhe duke shënuar 3 gola. Diferencën e kanë bërë si gjithmonë afrikanët, të cilët kanë treguar një nivel superior në fushë, kanë krijuar raste dhe ç’është më e rëndësishme, kanë finalizuar. Në minutën e 27-të, Amoumane Inkad është i pari që hap serinë e golave, teksa pas një kombinimi të bukur brenda zonës me Najarën, mposht lehtësisht portierin mik. Pak para fundit të pjesës së parë vendasit dyfishojnë shifrat me Mohuamed Aminu, që përfiton pas një rrëmuje në zonë dhe me dinakëri ka ndëshkuar miqtë nga Gramshi. Në pjesën e dytë e ka vënë “vulën” e fitores së Sopotit Arnold Rreshka, i cili, sapo është futur në lojë, ka gjetur rrjetën. Me këtë fitore librazhdasit vazhdojnë “gjuetinë” për kreun e klasifikimit, duke shpresuar në një hap fals të kryesuesve të Luzit. Gramshi nuk dha asnjë në këtë 90-minutësh. Ledion Qoshku
Luzi mposht pastër Basanian, ruan vendin e parë
Luzi 2008-Basania 3-0
Golat: Hasa 9’, 21’, Xhika 80’ (11-m)
LUZI 2008: Mati, Rucaj (Bali 85’), Xhika, Hidri (Çeliku 59’), Goga, Loncat, Osma (Morina 65’), Jakupi, Laho, Balla, Peqini (Kullaj 84’). Trajner: L.Pashja
BASANIA: Hasani, Hoxha, Radohina (Guri 82’), Vanegaz Arias (Xhahysa 57’), Nikaj, Daija, Shimaj (Puka 81’), Barrozo (Zefi 46’), Curri, Hoxhaj, Leka (Abdelmeguid 46’). Trajner: T.Nikshiqi
Gjyqtarë: A.Stolaj, I.Cani, F.Shkëmbi(Tiranë)
Kartonë të verdhë: Jakupi 42’, Hasa 52’, Hidri 58’, Rucaj 66’, Goga 86’ / Vanegaz Arias 46, Hoxhaj 85’, Curri 87’
Delegat: Endi Hyka (Tiranë)
Vëzhgues: Arben Zyba (Peqin)
Luzi 2008 reagon fuqishëm në ndeshjen kundër Basanias, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren, që në fund ishte e pastër, me shifrat 3-0. Ishin luajtur 21 minuta dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Lorenc Pashja ishte në avantazh të dyfishtë. Të dy golat e Luzit 2008 mbajnë autorësinë e Hasës, i cili tundi rrjetën në minutat 9’ dhe 21’. Ai fillimisht shënon me kokë, ndërsa më pas me një gjuajtje në hyrje të zonës, pas një pasimi të Lahos. Duhet thënë se Basania ka shpërdoruar një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë me ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Besës, Egzon Shimaj. Në minutën e 65-të ai nuk ia doli të ngushtojë diferencën, pas pritjes së portierit Drilon Mati. Luzi gjeti edhe golin e tretë më pas. Këtë herë nga pika e bardhë shënoi kapiteni Xhika dhe 3-0. Ishte reagimi i duhur nga ana e Luzit 2008 pas humbjes me Sopotin javën e kaluar. Luznjakët kryesojnë tashmë tabelën e renditjes me 32 pikë, 1 më shumë se Sopoti rival. Feriz Ferizaj
Tërbuni bën detyrën në shtëpi ndaj Adriatikut
Tërbuni-Adriatiku 2-1
Golat: Gjini 54′, Troshani 86′ / Hasani 90+3′
TËRBUNI: Boakie, Leka (Doçaj 67′), Papaj, Vecaj (Troshani 68′) Longe (Cani 88′), Gjini, Diabi, Këndezi, Vincent (Nika 72′), Konate (Filipi 72′), Zere. Trajner: S.Bardhi
ADRIATIKU: Pllumbi, Domi, Mustaka (Kodra 84′), Mala (E.Mala 65′), Hasani, Torra (Rameta 81′), Mema, Elezi, Thana, Tragaj, Hoxha. Trajner: D.Mehmeti
Gjyqtarë: S.Kazazi, H.Lila, A.Kazazi (Kavajë)
Kartonë të verdhë: Diabi 14′ / Torra 58′
Karton i kuq: Pllubi 81′
Delegat: Brikeno Pjetrushaj (Lezhë)
Vëzhgues: Shkëlzen Ziri (Fushë-Krujë)
Tërbuni nuk fal në shtëpi, ku këtë herë mund Adriatikun 2-1. Gjini që në fillim ka rrezikuar portën, për miqtë reagon Mala. Pukjanët krijojnë edhe disa raste me Konate, Gjini dhe Longe, por pa mundur të shënojnë. Në pjesën e dytë Gjini zhbllokon shifrat, pas një pasimi të Papajt, i ardhur në merkato. Në fund portieri Pllumbi del gabim dhe ndëshkohet me karton të kuq, më pas vjen goli i dytë i Tërbunit me Troshanin. Vetëm në shtesë Hasani shkurton diferencën në 2-1. Gani Pema
Naftëtari-Albanët 3-1
Golat: Adebajou 19′, Vrapi 33′, 76’/ Muhamad 9′
NAFTËTARI: Birja, Gjishti, Çaço, Vrapi, Pepa (Serna Garcia 90′), Godoi (Agalliu 90′), Adebajou (Tabaku 90′), Itohan, Salca (Fakaj 90′), Ibrahim, Karaj (Lala 90′). Trajner: S.Gega
ALBANËT: Lenja, Troksi, Çuni, Shembitraku, Petritaj (Gaxhaj 71′), Spahiu, Alushi, Muhamad (Met’hoxha 46′), Ahmati (Maçi 71′), Rexhmati, Ferizolli (Mania 54′). Trajner: A.Birçe
Gjyqtarë: E.Latifi, A.Muxhaj (Gjirokastër), E.Fejzullah (Patos)
Kartonë të verdhë: Godoy 18′, Salca 89’/Alushi 36′, Troksi 64′, Rexhmati 90′
Delegat: Krenar Alimehmeti(Tiranë)
Vëzhgues: Elvis Peza (Tiranë)
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bashkim Sulejmani” nisi në malore për kuçovarët, teksa miqtë befasuan, duke shënuar në minutën e 9-të, me anë të nigerianit Muhamad. Megjithatë, edhe pas ndëshkimit të shpejtë, Naftëtari reagoi mjaft mirë dhe përmbysi gjithçka në favor të tij. Vrapi gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur shtyllën. Pas rikthimit të topit, mbrojtja mike e largon atë, por Adebajou, me një gjuajtje nga distanca, shënon një gol shumë të bukur, duke i barazuar shifrat në 1-1. Më pas, dy golat e fitores për Naftëtarin janë shënuar nga kapiteni Samuel Vrapi, i cili arriti të korrigjojë plotësisht gabimin e bërë në rastin e penalltisë së humbur. Duhet theksuar se faza e dytë e kampionatit ka nisur me një ritëm të lartë për kuçovarët, të cilët po i afrohen vendit të pestë, për të tentuar ngjitjen nëpërmjet ndeshjeve shtesë më pas. Aktualisht është në vend të 7-të me 17 pikë. Arben Çepani
Tripletë e Merkoçit, feston Iliria
Veleçiku–Iliria 2-4
Golat: Shekaj 40′ (11-m), Hotaj 53′ / Merkoci 15′, 17′ 48′, Pedro Henrike 67′
VELEÇIKU: Nikaj, Rrustemaj, Kukaj (Vukcaj 66′), Kacaj (Ndrecaj 46′), Bzheta, Uldedaj, Smakaj, Pjetracaj, Hoti, Shekaj, Rragami. Trajner: B.Duli
ILIRIA: Xhika, Kallaku (Deliu 57′), Selmani, Vidal, Koleci (Hoxha 57′), Stafa, Qehaja (Rivardo 45′), Pedro Henrike (Pjetri 77′), Veriu (Lika 45′), Bakalli, Merkoçi. Trajner: D.Smajli
Karton i verdhë: Vuckaj 84′
Gjyqtarë: Eg.Spahiu, Er.Spahiu, F.Kalledi (Tiranë)
Delegat: Arben Feshti (Tiranë)
Vëzhgues: Flamur Mata (Tiranë)
Iliria e vendit të tretë kishte udhëtuar me synime të qarta për ndeshjen me Veleçikun dhe ia ka dalë të marrë 3 pikët në Koplik. Veleçiku me mungesa e pati të vështirë ta përballonte skuadrën nga Fushë-Kruja, që shënoi 4 gola. Iliria shënon dy herë me Merkoçin në minutat 15’ dhe 17’. Shekaj pengohet në zonë dhe penalltinë e fituar e kthen vetë në gol. Pjesa e dytë nis me gol për Ilirinë, sërish me Merkoçin. Veleçiku shkurton me 18-vjeçarin Hotaj, por Iliria gjen dhe golin e 4-të dhe më pas e administron mirë lojën. Bashkim Ramekaj
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
