Kastrioti s’ndalet, konfirmohen edhe pesë afrime të tjera për objektivin Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2024 | 10:28

Kastrioti s’ndalet, konfirmohen edhe pesë afrime të tjera për objektivin Superiore

Klubi i Skënderbeut huazon sulmuesin nigerian Samuel Ajine te Kastrioti. 20-vjeçari kërkon të luajë më rregullisht dhe një gjë të tillë nuk ia garantojnë dot në Korçë. Ndaj klubi i ka gjetur atij një tjetër sistemim, duke e dërguar te Kastrioti në formë huazimi.

kastrioti

Nën drejtimin e Dorian Bubeqit krutanët kanë nisur fazën përgatitore për sezonin e ri 2024- 2025. Grupi i lojtarëve ka 10 ditë që ka zbritur në fushën stërvitore. Atij i shtohen çdo ditë elementë të rinj të spikatur, të cilët zyrtarisht kanë nënshkruar me krutanët. Objektivi i vetëm i ekipit për sezonin e ri është ngjitja në Superiore.

Drejtori sportiv, Gazmend Vogli, thotë se deri tani janë afruar plot nëntë futbollistë, mes tyre dhe një brazilian, i cili ka luajtur në Brazil në Seria C. Fillimisht nënshkruan kontratën me Kastriotin Krasniqi dhe Bruno Puja, por afrimet nuk ndalen këtu. Kontingjentit të futbollistëve u janë shtuar edhe disa futbollistë të njohur, si Spartak Ajazi, Elvi Berisha dhe Ersil Ymeri.

Gjithashtu së fundmi janë afruar nga Luzi edhe Redon Laho e Elsamed Burgaj, ndërsa Luis Gjini nga Iliria e Fushë Krujës. Klubi ka nënshkuar edhe me brazilianin Mauricio Gabriel që mësohet se është aktivizuar në Serinë C të vendit të tij.

Me afrimet e bëra së fundi, Kastrioti duket se do të do jetë një ekip ndryshe nga sezoni i kaluar. Krutanët do të jenë kandidatë potencial për ngjitjen në elitë.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"