Kasalla: Vorës nuk i falen më hapat fals në kampionat, ndaj Kukësit bëjmë kthesën
Vora nuk mund ta kapërdijë kaq lehtë atë humbje në Fier me Apoloninë. Ndërprerja e kampionatit për gati dy javë duhet të sjellë edhe rikuperimin e atyre mangësive që u vërejtën në takimin e “Roza Haxhiut”.
Askush nuk e kishte menduar këtë humbje që i ka prishur shumë plane Vorës në synimet dhe objektivat e saj. Dy javët e ndërprerjes së kampionatit do të shërbejnë për të rikuperuar dëmin dhe për të shkuar në transfertën e Kukësit me të vetmin qëllim, fitoren. Mesfushori anësor i Vorës, krutani 22-vjeçar, Irgi Kasalla, për “Panorama Sport” shprehet i bindur për të ardhmen. “Jam gati të jap më të mirën për Vorën, por kurrsesi ne nuk na falet hapi fals për objektivat që kemi.
Kundër Kukësit do të luajmë vetëm për fitore, të thuash që nuk kemi prodhuar futboll, nuk është korrekte sepse Vora në çdo takim ka treguar se e meriton vendin e parë. Mungesa e fatit dhe e përqendrimit në disa raste na kanë penalizuar. Ne nuk mund të mendojmë rezultat tjetër veç fitores në ndeshjen kundër Kukësit që do të luhet në stadiumin e këtij të fundit”, është shprehur Kasalla.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"