Karslej, i pasigurt: S’e di të ardhmen time te Anglia, shpresoj të kthehem te U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2024 | 22:01

Karslej, i pasigurt: S’e di të ardhmen time te Anglia, shpresoj të kthehem te U21

Li Karslej po refuzon të përjashtojë veten si pasardhës i përhershëm i Garet Sauthgejtit, por ka pranuar se ai pret të kthehet në skuadrën U21 të Anglisë. Karslej pësoi humbjen e tij të parë si trajner i përkohshëm në “Wembley” të enjten në mbrëmje, teksa dopieta e Vangjelis Pavlidhis i siguroi Greqisë fitoren e parë kundër Anglisë.

sdfdfsfsdsfdsdfsfdfsd

50-vjeçari kishte fituar më parë dy ndeshjet e tij të para dhe pritej të bëhej trajneri i përhershëm i Anglisë, por tani heziton të komentojë mbi shanset e tij për të siguruar këtë rol. “Unë thashë që në fillim, as nuk do ta fusja veten brenda apo qëndroja jashtë dhe kështu është ende”, tha ai. “Jam më shumë se komod në pozicionin tim ku jam. Qëndrimi ishte i qartë, jam rehat dhe i sigurt për këtë. Pas grumbullimit të parë, padyshim që nuk u emocionova shumë apo besova shumë. Jam shumë i vetëdijshëm se kjo punë është një nga më të mirat në botë, për sa i përket të paturit shanse për të fituar një kompeticion të madh. Kështu është ende”.

Tekniku shtoi: “Asgjë nuk ka ndryshuar nga konferenca e parë për shtyp. Kjo është një punë fantastike. Jam me fat që kam një punë të mirë, siç është edhe me rastin e U21, por pas grumbullimit të parë, me fitoren e të dyja ndeshjeve me dy paraqitje të mira, ambiciet e mia nuk ndryshuan. Është e rëndësishme t’i jap gjithçka që kam për tre ndeshjet e ardhshme. Jam shumë i lumtur për sa i përket komunikimit që kam me shefat e mi, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim”.

I shtyrë për një përgjigje nëse ai ishte i interesuar për rolin, Karslej shtoi: “Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. Detyra ime ishte të bëja tre grumbullimet dhe më pas ta dorëzoja”. Karslej pranoi gjithashtu se Anglia eksperimentoi me formacionin e ri kundër Greqisë vetëm në 20 minuta të ndeshjes. Ish-trajneri i U-21 ishte pa kapitenin Herri Kejn, i cili ishte i dëmtuar dhe në vend të tij provoi alternativat e Oli Uotkinsit apo Dominik Solankes, por duke luajtur pa një sulmues të deklaruar.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"