Karriera e sukseshme/ Ilir Daja dhe Orges Shehi kaluan nga i njëjti “aks”
Dy nga trajnerët e fundit që janë bërë pjesë e Partizanit kanë kaluar pikërisht nga Skënderbeu. Së fundmi, Orges Shehi, i cili u largua nga të kuqtë, e ka nisur karrierën si trajner i Skënderbeut, para se të firmoste me Kukësin e më pas me Tiranën, ku edhe korri periudhën më të suksesshme ndonjëherë. Trajneri tjetër është Ilir Daja.
Kryeqytetasi i bashkohej Partizanit pas fundit të aventurës me Skënderbeun në 2020-ën. Për çudi asnjëri prej të dyve nuk pari një karrierë brilante te “demat”, por mbeten ndër trajnerët më të mirë në treg. Shehi në 4 vitet e fundit numëron një vend të parë dhe tre vende të dyta, përfshirë edhe atë me Tiranën me pikë të barabarta me Partizanin. Sukseset e Dajës dihen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"