Kapiteni Xhika: Te Luzi ka vetëm shokë, kthehemi direkt në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 11:01

Kapiteni Xhika: Te Luzi ka vetëm shokë, kthehemi direkt në Kategorinë e Parë

Rënia një kategori më poshtë u konsiderua si e pamerituar për Luzin, gjithsesi luznjakët nuk janë demoralizuar dhe po zhvillojnë një kampionat perfekt në Kategorinë e Dytë. Luzi 2008 kryeson Grupin A dhe provat e forcës i kaloi me fitoren në Librazhd dhe barazimin në Fushë-Krujë.

iliria luzi

Treguesi më kuptimplotë i Luzi 2008 është numri rekord i golave të shënuar, plot 24, si dhe nuk njeh humbje në 6 javët e para të kampionatit. Për qendërmbrojtësin Serxhio Xhika, rrugëtim i Luzit dëshmon ambicien për tu rikthyer sa më parë në të Parën. “Vijojmë të bëjmë detyrën tonë duke treguar vlerat dhe forcën që ky grup ka. Mendoj se arma më e fortë e jona është forca dhe harmonia në grup. Te Luzi nuk ka ‘gjeneralë’ apo ‘ushtarë’, por vetëm shokë që sakrifikojnë e ndihmojmë njëri-tjetrin. Nesër presim Adriatikun, një kundërshtar që kërkon vlerësim maksimal.

Objektivi ynë edhe në këtë takim mbetet fitorja. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë dhe pavarësisht fitoreve e golave të shënuar, shohim gjithnjë vetëm përpara. Jemi të vendosur që në fund të sezonit të rikthehemi aty ku e meritojmë. Luzi meriton të jetë në Kategorinë e Parë. Jemi ekipi i vetëm ku gjejnë hapësira, mbështeten, motivohen dhe aktivizohen lojtarët e rinj e të perspektivës. Futbolli shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë që të prodhojë lojtarët e tij, e jo të vrapojë pas të huajve, që sigurisht ngushtojnë hapësirat e talenteve vendës”, u shpreh Xhika për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"