Postuar: Qershor 9, 2026 | 18:24
Kapiteni i Kombëtares bëhet me trajner të ri, klubi i Seria A gjen pasuesin pasi shkarkoi trajnerin
Rafaele Paladino u shkarkua zyrtarisht sot nga Atalanta. Konfirmimi i pasuesit të tij është thjesht çështje kohe.

Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin, që për herë të fundit drejtoi Lacion. Palët kanë rënë dakord për firmën.
Fillimisht u mendua se do të gjehej gjuha e përbashkët me Paladinon, për ta shkëputur me marrëveshje kontratën. Nga ky moment, Sarrit i është hapur drita jeshile.
Berat Gjimshiti bëhet kështu me trajner të ri. Sezoni i kaluar duhet thënë se nuk ishte aspak i lehtë për të gjithë klubin.
PANORAMASPORT.AL













