Kapiteni i Kombëtares bëhet me trajner të ri, klubi i Seria A gjen pasuesin pas shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 18:24

Kapiteni i Kombëtares bëhet me trajner të ri, klubi i Seria A gjen pasuesin pas shkarkimit

Rafaele Paladino u shkarkua zyrtarisht sot nga Atalanta. Konfirmimi i pasuesit të tij është thjesht çështje kohe.

Screenshot 2026-06-09 182351

Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin, që për herë të fundit drejtoi Lacion. Palët kanë rënë dakord për firmën.

Fillimisht u mendua se do të gjehej gjuha e përbashkët me Paladinon, për ta shkëputur me marrëveshje kontratën. Nga ky moment, Sarrit i është hapur drita jeshile.

Berat Gjimshiti bëhet kështu me trajner të ri. Sezoni i kaluar duhet thënë se nuk ishte aspak i lehtë për të gjithë klubin.

PANORAMASPORT.AL