“Kampionati ynë fillon pas kësaj ndeshje”, Dede analizon humbjen përballë Partizanit: Pësuam një gol që nuk e kisha parashikuar
Trajneri i Bylisit, Neivl Dede, ka theksuar se skuadra e tij do të përmirësohet ndeshje pas ndeshje. Megjithatë, pas humbjes me Partizanin ai pranoi se ekipi kishte nevojë për pikë.
“Mendoj që mbi të gjitha duhet të kuptojmë sa kualitet kemi brenda skuadrës. Këta janë djem të rinj që mbi të gjitha meritojnë komplimente. Po luajnë mirë, po gabojnë, është e vërtetë, por jam i bindur që ata në fazë të dytë dhe të tretë po me këta kundërshtarë do të paraqitemi më mirë. Në skuadër realisht ka lojtarë që duhet të marrin pak gjendjen e duhur fizike si Gjata. Kur i gjithë grupi të jetë i plotë, besoj se do të jemi. Është fakt që shënimi i golave është i pakët, por e rëndësishme është që skuadra luan dhe nuk shthuret në asnjë moment. Në momentet që vuajtëm në pjesën e parë, me cilësitë e Carës, nuk po arrinim dot as markimin një kundër një dhe as dublimin dhe në këto situata na goditi kundërshtari por na mbajti në lojë portieri. Meriton komplimente edhe pse mund të bënte me mirë në rasti i golit, mosha e re bën punën e vet. Mendoj se në fazën e dytë dhe të tretë do jemi më mirë, ne kemi objektiva të tjerë. Objektivi i klubit është që këto lojtarë të rriten. Unë shoh nga ndeshja në ndeshje që fitojmë lojtarë, sot nëse nuk mundeshim lojtari i ndeshjes do ishte Igor për ne. Kemi djem të rinj të tjerë edhe më të vegjël, por e vërteta është që duhet të shënojmë e marrim pikë e rritet personaliteti i kësaj skuadre, kjo është evidente.
Ndoshta jam dëgjuar duke u thënë lojtarëve “më mirë të humbësh topin, por ti të tentosh të luash futboll dhe fillosh ndërtosh edhe nga poshtë”. Duhet të rrisim personalitetin, ka raste që mund të luajmë një kundër një me kundërshtarin.
Morëm gol që nuk e kisha parashikuar. Për aq minuta mendova do luanim kokë më kokë me Partizanin. Mund të rregulloj vetëm besimin që duhet t’u jap këtyre djemve. Treni dhe Gjata vijnë nga dëmtimi. Ndoshta pushimi na jep qetësi, për të kuptuar dhe çfarë kërkohet. Koha është elementi më i rëndësishëm.
Sinqerisht në këto 10 ditë që jam me skuadrën, pak seanca stërvitore, jam munduar të punoj te topat inaktiv në fazën mbrojtëse. Nuk po ia dalim dot. Janë topa shumë të kontrollueshëm. Mos harrojmë se kampionati ynë fillon pas kësaj jave, përballje direkt me Skënderbeun. Mendojmë vetëm për të, për të rritur lojtarët”, tha për RTSH Dede pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"