“Kam qenë i pafat, mendova të mbyllja karrierën”, Dudaev dhe Abakarov tregojnë ëndrrën kuqezi: Synimi është medalja në Olimpiadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 20:45

“Kam qenë i pafat, mendova të mbyllja karrierën”, Dudaev dhe Abakarov tregojnë ëndrrën kuqezi: Synimi është medalja në Olimpiadë

Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakavrov kanë siguruar përsëri medalje të rëndësishme për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. I pari është shpallur Kampion Europe në mundje, ndërsa i dyti nënkampion.

MixCollage-23-Feb-2024-08-45-PM-6684

Por të dy e kanë të qartë se për këtë vit, objektivi maksimal ka lidhje me Lojërat Olimpike dhe në intervistën e tyre për “Sport News” në “News 24”, kanë shprehur ambiciet që kanë për këtë edicion, ku synojnë të afirmohen si më të fortët në borë.

Intervista me Islam Dudaev

Dudaev, medalje ari, kampion Europe. E kishe menduar ndonjë herë këtë sukses?
Për mua Kampionati Europian ishte shumë I rëndësishëm, sepse nuk kisha arritur kurrë një rezultat kaq të mirë. Unë kam patur shumë vështirësi gjatë karrierës time. Madje të jem i sinqertë kam menduar të tërhiqem, por miqtë e mi më kanë motivuar gjithmonë. Jam shumë i lumtur që arrita të fitoja dhe të shpallesha kampion Europe përballë një kundërshtari kaq të vështirë.

dudaev

Çfarë ndjesie ishte të festoje me flamurin kuqezi?
Jam shumë mirënjohës. Ne jemi pritur shumë mirë në aeroport dhe i jam falënderues të gjithë shqiptarëve për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Nuk mund ta shpreh me fjalë, por ju jam mirënjohës.

Cili është objektivi juaj më i madh, ku dëshiron të arrish?
Synimi tjetër është të kualifikohem në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris. Shpresoj që të marr një medalje olimpike dhe të mbyll karrierën time në mënyrë të shkëlqyer.

Intervista me Zelimkhan Abakarov

Abakarov, sërish nënkampion Europe, i mërzitur apo i gëzuar?
Të them të drejtën jam pak i mërzitur, pasi është hera e dytë që marr një medalje të argjendtë. Jam i trishtuar që nuk munda të fitoj, por pa diskutim që jam i lumtur për rezultatin e marrë në përgjithësi.

Në pak vite keni fituar medalje ari në Botëror, dy herë nënkampion Europe. A je i kënaqur me zgjedhjen që ke bërë, pra të përfaqësosh Shqipërinë?
Dy vite më parë fitova një medalje të artë në Botëror dhe më pas u shpalla dy herë nënkampion, Europe duke humbur dy finale. Megjithatë jam i lumtur që mora një medalje të argjendtë.

abakarov

Ne të gjithë presim medalje në Olimpiadë, është realisht e mundur?
Unë kam besim se do të marr një medalje në Olimpiadë, ky është qëllimi minimal. Ndërsa synimi maksimal është të fitoj medalje të artë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"