Kalendar ferri për Interin, Inzagi ka nevojë për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:37

Kalendar ferri për Interin, Inzagi ka nevojë për të gjithë

Kalendari i Interit për këtë muaj (por jo vetëm) është i zjarrtë. Në 23 ditë, ndeshjet e programuara përpara vitit të ri dhe përpara nisjes për në Superkupën e Arabisë janë 6, me Serisë A, Champions-it dhe Kupës së Italisë.

inter

Mesatarisht do të kemi një ndeshjes çdo 4 ditë, dhe më pak. Madje. Inzagi e di shumë mirë dhe në mbrëmjen gala të futbollit italian e ka thënë sërish. “Do të kemi shumë ndeshje dhe shumë kompeticione. Nuk është e lehtë që të jemi gjithmonë në 100% të forcës, por duhet ta bëjmë. Do të përshtatemi ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha ai.

Risia në krahasim me sezonin e kaluar është fakti që trajneri zikaltër bën më shumë rrotacion dhe i përzien kartat për të pasur të gjithë skuadrën të karikuar. Mjafton të mendosh që të gjithë lojtarët e lëvizshëm kanë gjetur minutazh. Sigurisht që disa më shumë dhe disa më pak, por nuk është asnjëri që nuk konsiderohet nga Inzagi. Vetëm Martinez nuk ka debutuar me fanellën zikaltër. Ai që ka marrë më shumë minuta është Jan Zomer, ndërsa podiumi plotësohet me Mkitarianin dhe Turamin. Ndërkohë që në fund janë Palacios me 9 minuta dhe Bjukenën me 16 minuta. Por rasti i kanadezit është i veçantë.

NDEZ MOTORËT- Anësori kanadez është transferuar në Milano gjatë verës së kaluar, kur Interi nuk kishte më besim te Kuadrado. Kolumbiani nuk ka qenë praktikisht i gatshëm dhe humbi 31 ndeshje. Zikaltrit investuan tek Bjukenën duke kaluar në arkat e klubit të Bryzhit 7 milionë euro. Vitin e kaluar Tajon luajti 10 ndeshje dhe shënoi 1 gol duke i dhënë Inzagit sinjale shumë pozitive. Por ai u dëmtua në Kupën e Amerikës me Kanadanë dhe humbi të gjithë fazën përgatitore. Tani është rikthyer të jetë i gatshëm për trajnerin.

Pavarësisht se ka luajtur vetëm 16 minuta, lojtari ka besim, forcë, shpejtësi dhe aftësi për të dribluar kundërshtarin. Me shumë mundësi nga tani deri në fundin e këtij viti kalendarik mund të marrë më shumë vëmendje dhe minuta nga trajneri. Të gjithë duhet të jenë gati sepse Interin e pret një muaj ferri dhe Inzagi ka nevojë për çdo lojtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"