Kahn nuk ka dyshime: Bajerni shpallet kampion këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2024 | 23:41

Kahn nuk ka dyshime: Bajerni shpallet kampion këtë sezon

Oliver Kahn ishte anëtar bordi te Bajerni nga janari 2020 deri nëqershor 2021. Ndërkohë, nga korriku 2021 deri në maj 2023 ai ishte kryetar i bordit të bavarezëve. Ai gjithashtu ruajti portën eBajernit si lojtar nga viti 1994 deri në vitin 2008.

KAHN

Tani legjenda efutbollit gjerman flet “shkoqur” për shanset e Bajernit në vigjiljetë edicionit të ri, pas vitit të kaluar pa titull, në të cilin Leverkusen ishte 18 pikë përpara. Në fund, ata dolën vetëm të tretët, ndërsa Shtutgart siguroi statusin e nënkampionit.

KAHN – “Një sezon pa titull ngjall shumë reflektim në Mynih. Bavarezët do të bëjnë gjithçka që munden për t’u bërë sërish kampionë. Më besoni, Bajerni do të rikthehet në etapën e ardhshëm.

Nuk mund ta imagjinoj që Leverkusen do të ketë sërish një sezon të tillë me këtë konsistencë të madhe dhe pa asnjë humbje. Megjithatë, jam i mendimit se ata do të konkurrojnë sërish për titull.

Gjërat nuk do të ecin më aq mirë, tha Oliver. Legjenda gjermane pret që Borusia Dortmund dheLajpcig të jenë në luftën për titull, por nxjerr përfundimin eqartë: “Nëse skuadra e Mynihut shfrytëzon plotësisht potencialin e tyre, ata do të jenë favoritët. Nuk duhen anashkaluar as Dortmundi me Lajpcig”, e mbylli Kahn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"