Postuar: Janar 2, 2023 | 22:52
Ka frikë se i vjedhin medaljen e Botërorit, portieri Martinez blen qen 20 mijë paund për ta mbrojtur
Emiliano ‘Dibu’ Martinez ishte një nga protagonistët e mëdhenj të Botërorit. Gardiani argjentinas mori trofeun e portierit më të mire, teksa me pritjet e tij vendimtare, i dhuroi Kupën e Botës kombëtares “albiçeleste”.
30-vjeçari ka frikë se mund t’i vjedhin medaljen e artë të fituar pikërisht në eventin madhor që u mbyll pak javë më parë. Mediet britanike kanë zbuluar se Martinez ka blerë një qen roje (malinois belg me peshë 30 kg) për 20 mijë paund. Kafsha besnike mësohet se është përdorur nga SAS dhe US Navy Seals në zonat luftarake.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"