“Juvja ka mangësi”, Markizio: Ju tregoj çfarë anashkalojnë të gjithë nga Dushan Vlahoviç
E njeh mjaft mirë am bientin bardhezi, por pavarësisht situatës optimiste në Torino, Klaudio Markizio ka edhe disa kritika. Ish-mesfushori foli për “Zonjën e Vjetër” duke treguar të mirat që ka, i doli në mbrojtje Vlahoviçit, por gjithashtu edhe kritikoi në disa raste. “Sa i përket grupit dhe mentalitetit ata janë shumë, shumë të fortë.
E pamë në situata të ndryshme gjatë vitit, në deklaratat e lojtarëve, pas Birmingamit ku dolën me një rezultat të mirë pavarësisht se nuk kishte asnjë lojtar në pankinë, me një skuadër të kufizuar. Në kampionat bënë disa barazime para Sitit.
Ndaj Leçes duhej të fitonte, ndërsa ndaj Bolonjës pati një qasje të gabuar. Po flasim për një ekip me moshë shumë të ulët, shumë të re, me pak eksperiencë dhe që duhet të futet sa më shpejtë në shina. Është e vërtetë që shumë gjëra kanë ndryshuar dhe klubi i ka dhënë kohë Tiago Motës, por në futboll llogariten rezultatet, në përgjithësi jo vetëm si tifoz i Juventusit. Shpresoj që ai të arrijë një balancë të lojës”.
VLAHOVIÇ- “Në vitin kalendarik 2024 ai është sulmuesi i Serisë A që ka shënuar më shumë gola, e megjithatë ne gjithmonë kërkojmë diçka më shumë, nga një lojtar që po ka një pagë shumë të lartë, por shifrat janë në anën e tij. Mendoj se jemi të ndikuar shumë nga qëndrimi i tij, i cili nganjëherë duket paksa i egër, , jo në deklaratat e tij, por në gjestet e tij që na bëjnë të bëjmë gjykime të gabuara. Ai mund të përmirësohet, por ne duhet t’i japim atij meritat.”
MEKENI DHE KOPMEINERS- “Mekeni është shumë i rëndësishëm. Ai ishte një nga ata lojtarë që Juventusi po punonte për të mbledhur para duke e sakrifikuar. Ai qëndroi, u integrua me mekanizmat e Motës dhe e vlerëson atë sepse ka cilësi të rëndësishme në nivel taktik. Ndoshta ai nuk shkëlqen, por është i mirë në gjithçka, në mbrojtje, në sulm si dhe në golin kundër Sitit. Pas zëvendësimit me Kopmeinersin, ne e pamë njëri-tjetrin paksa të hutuar, por më pas… Është e vërtetë që të gjithë ekspertët nuk janë të kënaqur me Kopmeinersin që po shohim, por Tiago nuk e largon sepse në nivel taktik ai i jep një dorë të madhe sidomos pa top, ai është gjithmonë i pranishëm në vendin e duhur.
EKIPI- “Skuadra është pak e ‘shkurtër’, jo për nga shifrat, por për nga cilësia. Këtë vit Jildiz mori numrin 10. Ai është një lojtar shumë i fortë, që mund të bëhet një kampion i madh, por duhet t’i japim kohë. Pas tij është një tjetër i ri që është Mbangula. Ai mund t’i bëjë presion që do të ndikojë në përmirësimin e tij. Ne kishim nevojë për një lojtar në sulm dhe ata e nënvlerësuan situatën e lidhur me Milik, pasi nuk ka njeri që e zëvendëson Vlahoviçit.
Duhet të merrnin një sulmues tjetër. Ata nuk duhet ta linin situatën n dorë të Milikut. Merkato varet shumë nga ai, pasi në rast se nuk rikthehet, Juvja është e detyruar të ndërhyjë me çdo kusht në merkato. Pastaj ka shumë dëmtime të rënda. Gjithashtu duhet të kuptojmë se çfarë buxheti ka Juventusi në merkato. Në mbrojtje, duhet të vijë dikush. Këtë vit sezoni është i gjatë, mes kampionatit ku do të jetë një betejë, Ligës së Kampioneve dhe në fund Botërori për Klube. Ka shumë ndeshje, një afrim është i nevojshëm”, tha ndër të tjera ish-mesfushori i Juventusit Kaludio Markizio.
Përgatiti: OREST FLOKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)