“Juves mund t’i shënonim 7-8 gola”, Çalhanoglu: Interi, mes 5 më të mirëve në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2024 | 17:54

“Juves mund t’i shënonim 7-8 gola”, Çalhanoglu: Interi, mes 5 më të mirëve në botë

Të gjithë njëri pas tjetrit. Lautaro, Zomer dhe Çalhanoglu. Tre interistë në Paris në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”. Tri yje mes yjeve që vërtetojnë vlerën aktuale të Interit në Europë dhe që e mbushin me krenari zemrën e Hakan Çalhanoglusë.

CALHANOGLU

Ditën e hënë në tapetin e kuq emri i tij u brohorit nga shumë tifozë që ishin aty dhe ai ndaloi për të bërë foto me të gjithë. Buzëqeshja nuk i iku kurrë nga fytyra pavarësisht momentit delikat që po kalon ai për shkak të dëmtimit që e ka lënë jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë duke humbur ndeshje të rëndësishme. Por me shumë mundësi do të rikthehet këtë fundjavë, të paktën kështu pretendon mesfushori turk. Interi gjithashtu shpreson që ta përqafojë sa më shpejt.

Çalanoglu, sa krenari keni që përfaqësoni Interin në një kompeticion kaq të rëndësishëm si “Topi i Artë”? Shumë. Jam shumë i lumtur dhe krenar në të njëjtën kohë për vete, por edhe për Lautaron dhe Zomerin që janë këtu. Ne po përfaqësojmë Interin në një manifestim kaq të rëndësishëm dhe duam që ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi tre, por shpresoj që edhe vitin tjetër të jemi po kaq shumë. Kjo do të thotë se sezoni që bëmë ishte shumë i rëndësishëm.

Më shumë se dy kandidatë në finale kishte vetëm Siti, Reali, Arsenali dhe Leverkuseni. Çfarë do të thotë kjo për Interin? Që kemi treguar që jemi lojtarë të rëndësishëm në një klub të madh dhe që vazhdon të jetë “top” në Europë. Madje më shumë se kaq. Për mua sot, Interi është një nga 5 skuadrat më të forta në botë. Këtë e them me siguri të plotë.

Mund të themi që Interi tani ka një stof ndërkombëtar dhe të konsoliduar? Do të thosha po. Interi është një klub që ka pasur gjithmonë rëndësi në Europë, por tani është mes më të mirave në absolut. Inter-Juventus ishte një ndeshje spektakolare, të paktën nga golat. Mund ta them edhe unë të njëjtën gjë. Më vjen keq që nuk mund të isha në fushë për këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit. Por mendoj se skuadra bëri një ndeshje të mirë. Për ne, sfida me Juventusin është si derbi i derbeve. Janë gjithmonë të paparashikueshëm në fushë dhe në rezultat.

Zielinski në fakt bëri që mungesa juaj të mos ndihej duke shënuar edhe 2 gola nga penalltia. U tregua i zoti. Nuk ishte e lehtë të luash në atë rol, ndërkohë që prej vitesh bën një tjetër. Bëri punë të madhe dhe i dha një dorë skuadrës. Dua t’i bëj komplimentet edhe për 2 golat nga penalltia. Kjo do të thotë që është edhe dikush tjetër që mund t’i godasë në vendin tim (qesh).

Por ju në fakt nuk gaboni kurrë. Herët a vonë do të ndodhë që të gaboj edhe unë. Shpresoj që ky moment të vijë sa më vonë të jetë e mundur.

Mëkat në fakt që Juventusi shënoi 2 gola në fund. Ishim edhe pak të pafat, por mendoj se skuadra luajti mirë dhe këtë ndeshje duhet që ta kishim fituar patjetër.

Inzagi ka thënë që mund t’i kishit shënuar 7-8 gola Juventusit. E vërtetë. Edhe mund t’i kishim shënuar. Por edhe ata mund të kishin shënuar. Në fund, ishte një ndeshje e ekuilibruar.

Për ta mbyllur, kur është parashikuar rikthimi juaj në fushë? Shpejt, shumë shpejt. Mendoj që të dielën mund të jem në dispozicion të trajnerit Inzagi.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"