Jo vetëm Drita dhe Ballkani, një tjetër skuadër shqiptare kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës
Pas Dritës dhe Ballkanit, një “biletë” për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, e ka siguruar edhe skuadra tjetër shqiptare e Deçiçit të Tuzit, që arriti të skualifikonte kampionët gjeorgjian të Dinamo Batumit.
Deçiç triumfoi në duelin e parë në Gjeorgji me rezultatin 0-2, ndërkohë që në ndeshjen si pritëse, menaxhoi mjaft mirë epërsinë, duke u ndalur në barazim pa gola. Një kualifikim i merituar ky për skuadrën shqiptare nga qyteza e Tuzit, që edicionin e kaluar u shpall kampione në Malin e Zi.
Vlen të theksohet fakti se në radhët e Dinamo Batumit, u aktivizua dhe ish-mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara, i cili u hodh në fushë në minutën e 55-të. Gjithashtu pjese e gjeorgjianëve ishte dhe një tjtër ish i Skënderbeut, mesfushori Zhan Viktor, si dhe ish-sulmuesi i Prishtinës, Blesa.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"