Jetonte rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lacios në gjendje të rëndë shëndetësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 22:55

Jetonte rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lacios në gjendje të rëndë shëndetësore

Maurizio Skilaçi, kushëriri i të famshmit, Toto Skilaçi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i pastrehë.

AAAASSS

Mediat italiane, raportojnë se ish-lojtari i Lacios jeton vetëm me qenin e tij rrugëve të qytetit të Palermos. Skilaçi tani është 62-vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore, i varur nga droga, teksa bridhte rrugëve si endacak.

Si 17-vjeçar ai debutoi me fanellën e Palermos, kurse gjatë karrierës së tij luajti me klubet, si: Lacio, Mesina, Rimini dhe Juve Stabia. Në Parma tashmë kërkohet ndihmë për ish-lojtarin e Lacios.

“Unë do t’i lë të tjerët ta thonë këtë, por ata që më kanë njohur në futboll, e dinë që unë nuk jam mendjemadh”, kishte thënë Mauricio kur u pyet se a ishte më i mirë se Toto, kushëriri i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"