“Jemi skuadra e parë që mundëm Interin”, Bajrami në delir pas fitores: Ju tregoj rolin ku ndihem më mirë
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami i hapi rrugë përmbysjes në duelin ndaj Interit, duke i shkaktuar disfatën e parë zikaltrve në këtë sezon. 24-vjeçari arriti të shënonte golin e barazimit për Sasuolon në minutën e 54-t, teksa më pas ishte Berardi ai që “vulosi” përmbysjen. Bajrami foli pas këtij dueli special për mikrofonin e DAZN, teksa u shpreh:
“Jemi shumë të lumtur, fituam, jemi skuadra e parë që mundëm Interin, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për t’u përmirësuar gjithmonë. E dimë që jemi një ekip i fortë, dimë të luajmë topin, kjo është loja jonë, duhet të vazhdojmë kështu. Kemi edhe shumë lojtarë të rinj, mendojmë se jemi një grup i plotë. Roli im? Si mesfushor sulmues ndihem mirë dhe jam i lumtur se trajneri më lejon të luaj atje”, përfundoi shqiptari.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"