“Jemi duke punuar për t’u përmirësuar”, Van Dajk: I kënaqur sesi u rikthyem me Milanin
Kapiteni i Liverpul, Virxhil van Dajk, kishte premtuar se skuadra duhet të reagonte pas humbjes surprizë me Notingem Forestin në javën e fundit të Premier Ligës.
Dhe në “San Siro”, Liverpuli ishte në versionin më të mirë përballë Milanit, duke debutuar me një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve dhe siguruar fitoren e tyre të katërt në pesë ndeshjet e para të sezonit.
Qendërmbrojtësi holandez tha për “Sky Italy”: “Natyrisht që jam shumë i kënaqur me fitoren dhe jam i kënaqur me mënyrën se si u rikthyem pas një fillimi të vështirë. Në përgjithësi kemi bërë një paraqitje shumë të mirë me dhe pa top. Kur ka një goditje standarde, ne përpiqemi të jemi të rëndësishëm. Krosimi ishte i jashtëzakonshëm për mendimin tim. Në përgjithësi jam shumë i kënaqur që fituam dhe i kufizuam ata në vetëm dy shanse të mëdha”.
Por Van Dajk thotë se nuk e kemi parë ende versionin më të mirë të skuadrës së tij: “Ne kemi qenë shumë të suksesshëm ndër vite dhe unë jam gjithmonë mirënjohës për këtë. Gjërat kanë ecur përpara, menaxheri i ri është këtu dhe ai ka parime që janë të ndryshme. Ne jemi duke punuar për t’u përmirësuar dhe ka ende gjëra për të përmirësuar”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"