“Jem drejt bojkotit të kampionatit”, klubi i Kategorisë së Parë bën apel për ndihmë financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2022 | 14:42

“Jem drejt bojkotit të kampionatit”, klubi i Kategorisë së Parë bën apel për ndihmë financiare

Klubi i Shkumbinit është në vështirësi të mëdha financiare. Peqinasit që militojnë në Kategorinë e Parë, aktualisht janë në vendin e fundit, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Shkumbini

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, peqinasit i kërkojnë bashkisë së qytetit, mbështetje financiare, pasi skuadra është drejt bojkotit të kampionatit.

POSTIMI I PLOTË I SHKUMBINIT:

Kf Shkumbini i kerkon bashkise qytetit Peqin mbeshtetje financiare sepse jemi drejt bojkotit te kampionatit.financa 0.mbeshtetje 0.ndihme 0.Bashkia Peqin as qe do tja dij fare qe ka dhe nje skuader futbolli ky qytet.futbolli ne kete qytet do te shkoj drejt shkrirjes nese nuk merren masat te menjehershme.ashtu sic i gjen leket bashkia per gjonat e tjera ti gjej dhe per futbollin.mos punesoj njerez qe nuk din se ku e kan vendin e punes por te punesoj futbollistat.kjo Bashki te kthej syt nga futbolli sa me shpejt sepse do te mbetet nje njoll e zez per kete qytet.i bojm thirrje te gjithve te kontribojn per futbollin .mos bojn kritikun sepse futboll pa leke nuk ka.falenderojm futbollistat dhe trajnerat qe kan punuar pa lek tek ekipi pare dhe tek te rinjt.KF Shkumbini i kerkon falje tifozave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"