Java e pestë e Superiores/ Mësoni notat e skuadrave dhe formacionin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 22:02

Java e pestë e Superiores/ Mësoni notat e skuadrave dhe formacionin më të mirë dhe më të dobët

Lexoni notat e skuadrave dhe formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së pestë të Kategorisë Superiores sipas “Panorama Sport”:

superiore

VLLAZNIA 8.5 – Fitorja e dytë radhazi pas asaj me Egnatian tregon se Vllaznia është pretendente serioze edhe këtë sezon. Shkodranët fituan në transfertën e vështirë të Durrësit 1-2. Nuk u dorëzuan edhe kur Teuta mori kontrollin e lojës dhe në fund u shpërblyen me golin e fitores.

EGNATIA 8 – Një fitore me goleadë kundër Bylisit, që nuk ka nevojë për shumë komente. Reagim kampionësh, pas humbjes së pësuar në Shkodër. Egnatia e zgjidhi ndeshjen me thjeshtësi, duke treguar se mbetet gjithmonë skuadra për t’u mundur.

DINAMO 7 – Vazhdon momenti i mirë i Dinamos, që ngjitet në vend të 5-të. Blutë patën momente të mirë kundër Skënderbeut, por hasën edhe vështirësi. Megjithatë, në fund ia dolën të merrnin 3 pikët, duke u shfaqur si një ekip me karakter dhe jo i brishtë si më parë.

asdsadsadasdasdadsad

ELBASANI 6 – Ishte vetëm 11 metra larg fitores në një ndeshje shumë të rëndësishme, si ajo me Tiranën, por gaboi penalltinë dhe u kthye nga “Air Albania” me një pikë. Barazimi është një rezultat i pranueshëm, për më tepër që loja e verdhebluve ishte e mirë.

LAÇI 5.5 – Bën një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Partizani. Krijon dhe shpërdoron raste, madje reagon mirë edhe kur gjendet në disavantazh, duke shënuar golin e barazimit. Pika ka vlera të mëdha morale për skuadrën e Cungut.

TIRANA 5.5 – Nuk po arrin të zhbllokohet Tirana për të shkuar te fitoja e parë. Paraqitjet në fushë janë pozitive për këtë skuadër të re, por me barazime nuk shkohet askund. Me Elbasanin mund të shkonte edhe më keq, ndaj kërkohet diçka më shumë prej bardhebluve.

asdasdsadasdasfdsgdsf

PARTIZANI 5 – Një ndeshje jo e mirë për Partizanin, që në Laç ka regjistruar barazimin e dytë radhazi. Mund ta menaxhonte shumë më mirë lojën pas golit të avantazhit, ndërkohë që vuajti presionin e ekipit që mban vendin e fundit në renditje.

SKËNDERBEU 4.5 – I kishte të gjitha mundësitë për të marrë një pikë në Elbasan kundër Dinamos, por ekipi korçar u tregua i pakujdesshëm. Reagoi mirë në pjesën e dytë dhe barazoi, madje mund të kishte shënuar sërish. Një moment shpërqendrimi i solli humbjen e dytë radhazi.

adssadsadasdsadasd

TEUTA 4.5 – Një pjesë e parë për t’u harruar ndaj Vllaznisë, ku shkodranët shënuan një gol dhe mund të bënin çfarë të donin. Ndryshon tabloja në pjesën e dytë, vjen goli i barazimit dhe disa raste të pastra, por në fund ndëshkohen nga një korne e falur.

BYLIS 4 – Katër gola të pësuar nuk lënë shumë vend për interpretim, edhe pse ballshiotët ankohen për golin e dytë të Egnatias, që ishte i parregullt dhe vendosi ndeshjen. Megjithatë, skuadra e Egbosë bëri shumë pak përballë kampionëve dhe humbja ishte e merituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"