Postuar: Shtator 28, 2023 | 23:28
Jashari gjen rrugën e rrjetës, Xhaka dhe Ademi protagonistë me asist/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit zviceran
Futbollistët shqiptarë bënë “ligjin” në derbin mes Bazelit dhe Luzernit, i vlefshëm për elitën e futbollit të Zvicrës.
Ky duel u mbyll në barazim 1-1. Taulant Xhaka asistoi për golin e shënuar nga Jovanoviç në minutën e 61-të, me këtë të fundit që kaloi në avantazh Bazelin, ndërkohë që golin e barazimit për miqtë e Luzernit, e realizoi Ardon Jashari, në minutën e 81-të, me asist të Kemal Ademit.
Vlen të theksohet fakti se Xhaka u aktivizua titullar te Bazeli, ndërkohë që në radhët e Luzernit, u aktivizuan Simani, Beka dhe Jashari titullarë, ndërkohë që Ademi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të. Plot 5 lojtarë me origjinë shqiptare në këtë duel special.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"