Jamal është i bindur: Do të jetë një sezon i madh
Listës së lojtarëve të Barcelonës, që kanë mbyllur pushimet dhe janë kthyer në stërvitje, i është bashkuar dhe mesfushori Lamine Jamal.
Talenti i kombëtares spanjolle po stërvitet prej pak ditësh me ekipin me objektivin për të qenë gati që në ndeshjen e parë në La Liga, më 17 gusht kundër Valencias. Duke komentuar sezonin e ri, Jamal është shprehur optimist.
Kampioni i Europës me Spanjën shpreson në një sezon të suksesshëm edhe me Barcelonën. “Shpresojmë që sezoni i ri të jetë më i frytshëm për ne. Objektivi kryesor është që të kthehemi e të fitojmë trofe. Jam i bindur se sezoni i ri që nis do të jetë i suksesshëm për ne”, tha Jamal.
Ndërkohë, Jamal së bashku me Gavin kanë bërë shaka dhe me shokun e tyre të ekipit, Pedri Gonzalez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"