Postuar: Shkurt 8, 2023 | 14:00
“Jam shumë i lumtur që dashurinë për klubin do t’ja kaloj Zhoaos”/ Ronaldinjo konfirmoi të birin te Barça, por…
Brazilianët kanë luajtur rol të rëndësishëm në zbukurimin e futbollit me ngjyrat e Barcelonës, me protagonist si Rivaldo, Ronaldinjo apo “Fenomeni” Ronaldo.
Së fundmi Ronaldinjo është kurorëzuar nga katalanasit me çmimin “Trofeu i Legjendës”, me ndërmjetës presidentin Joan Laporta.
Pas sigurimit të trofeut në fjalë, legjenda braziliane ka zbuluar detaje të rëndësishme në lidhje me djalin e tij: “Barça do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe tashmë jam i lumtur që këtë dashuri do ta kaloj te djali im, i cili do të jetë pjesë e tyre”, tha për mikrofonat e “Tu Diràs” 42-vjeçari.
Nga drejtuesit e klubit ende nuk ka konfirmim rreth transferimit të Zhoaos në “SpotifyCam Nou”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"