“Jam shumë i kënaqur”, Pioli i çudit të gjithë pas barazimit: Mendoja se Leao do ta thyente portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 22:34

“Jam shumë i kënaqur”, Pioli i çudit të gjithë pas barazimit: Mendoja se Leao do ta thyente portën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka deklaruar se është i kënaqur me atë që ka parë në fushë nga skuadra e tij në ndeshjen ndaj Njukasëll në Lugën e Kampioneve, edhe pse u mbyll me barazimin 0-0.

pioli-600x339

“Jam shumë i kënaqur, kemi bërë ndeshjen që kishim përgatitur duke bërë një fazë të mirë ndërtimi dhe duke u munduar që të jemi gjithmonë të rrezikshëm. Nuk kem finalizuar mirë në rastet kur mund të zhbllokonim ndeshjen, është një mëkat. Kemi bërë më mirë se ata që janë një kundërshtar i fortë. Duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi, i kemi cilësitë. Por kur bie vendosmëria, rrezikon edhe një rezultat negativ.

Gjuajtja me thembër e Leaos? Mendova se do ta thyente portën, edhe Zhiru i cili shkon me roveshatë në vend që të gjuante me kokë.

E njoh shumë mirë skuadrën time, zhgënjimi ka qenë i madh pas derbit, të dielën nuk ishte e lehtë t’i flisja ekipit. Por që nga e hëna kam parë gjërat që një trajner kërkon të shohë në përgatitjen e një ndeshje të rëndësishme. Kishim nevojë që të luanim, kishim nevojë që të fitonim, por gjithsesi e vlerësojmë këtë paraqitje”, tha Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"