“Jam i pakënaqur nga vetja”, Magani në prag të sfidës me Teutën: Luajmë për fitore!
Tirana do të presë nesër Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri Gugash Magani ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.
“Kalendari sa vjen dhe ngjeshet, është ndeshje e rëndësishme për ne ashtu si dhe tjerat. Do të futemi për fitore. Kam 4 javë që drejtoj Tiranën, në momente të caktuara kemi pasur momente për ta fituar, nuk duhet të diskutojmë po sikur por duhet të shohim përpara. Përveç ndeshjes parë ka çaluar finalizimi për të shënuar gol. Nga 12 pikë që kam nën drejtimin tim kemi marrë 6 dhe unë jam i pakënaqur nga pritshmëritë e mia. Presioni është i madh dhe ne mundohemi ta mbajmë për vete, pjesa psikologjike është shumë e rëndësishme për një skuadër. Të jemi motivuese dhe energji pozitive. Meta është i dëmtuar akoma, nuk është bashkuar me grupin, Zharmuni është i gatshëm. Na kthehet dhe Dembele nga pezullimi. Tifozët u mërzitën nga derbi, por do tju rikthejmë buzëqeshjen e tyre”, deklaroi Magani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"