Ja pse e quajnë “magjik”, Menja dhuroi spektakël ndaj Fiorentinës me 39 temperaturë
Majk Menja është kthyer përsëri protagonist kryesor për Milanin dhe po tregon përsëri se pse ka marrë nofkën “Magic” (magjik) nga tifozët. Portieri francez ishte vendimtar në fitoren 1-0 të kuqezinjve ndaj Firoentinës, duke dhuruar ndërhyrje që siguruan tre pikët dhe nxorën ekipin nga kriza.
Gjithçka perfekte për të në këtë ndeshje, ndonëse portieri nuk ishte në gjendjen më optimale fizike. “Corriere della Sera” ka mësuar se portieri i Milanit po vuante simptomat e një viroze të stinës dhe ka zbritur në fushë me 39 temperaturë.
Kjo gjithsesi nuk e ndali atë që të bënte disa pritje radhazi ndaj sulmuesve të Fiorentinës, për të arritur një fitore e cila i mungonte skuadrës së Milanit në kampionat që nga java e 8.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"