Ish-trajneri i Bajernit: Të gjithë e dashurojnë Leverkusenin, çelësi i suksesit është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2024 | 16:18

Ish-trajneri i Bajernit: Të gjithë e dashurojnë Leverkusenin, çelësi i suksesit është…

Ish-trajneri i Bajern Mynih dhe Leverkusen, Jup Hajnkes, është pyetur në një intervistë të fundit në kanalin e “Aspirinave” se kush është sekreti i Leverkusenit dhe a ndien mërzi se ish-klubi i tij (Bajerni) u detyrua t’i nënshtrohej Granit Xhakës me shokë.hajnkesHAJNKES – “Mendoj se jam shumë objektiv. Dhe nëse një ekip tjetër është më i mirë, luan futboll më tërheqës dhe më pas është i suksesshëm, atëherë duhet ta njohësh edhe atë arritje. Dhe mendoj se anëtarët e menaxhimit Karl Hainc Rumenige dhe Uli Hënes në Bajern, me të cilët kam punuar së bashku, kanë treguar gjithashtu miratimin e tyre. Për mua origjina e suksesit është Ksabi Alonso, më konkretisht personazhi i tij. Ai vepron si trajner ashtu siç veproi si lojtar. Sigurisht që duhet njohuri futbolli dhe pak përvojë si trajner. Por ai e fitoi këtë si lojtar dhe përmes trajnerëve me të cilët ka punuar. Ai ka ekspertizë të madhe dhe ndjeshmëri psikologjike. Ai është i komunikueshëm kur duhet të jetë. Por ai është gjithashtu i rreptë nëse kërkohet. Alonso ruan respektin e lojtarëve në mënyrë të natyrshme. Ju mund ta shihni atë. Kjo është arsyeja pse ai ishte çelësi i suksesit për mua. Por shumë gjëra kanë ndodhur para kësaj”, e mbylli Hajnkes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"