Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 18:14
Ish-sulmuesi i Interit, Altobeli: Lautaro për “Topin e Artë”
Alesandro Altobeli e ka vlerësuar Lautaro Martinezin, si atë që mund ta kalojë atë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë zikaltër. Ishsulmuesi numëron 209 gola, ndërsa kapiteni aktual 117.
“Lautaro ëhstë i vetmi që mund të më kalojë. Është simbol i klubit dhe duket që është ndryshe nga të tjerët, për atë që do të bëjë nëse rinovon.
Mendoj që është në pikun e karrierës dhe do të vazhdojë në këtë moment për shumë gjatë.
Me një trofe tjetër ndërkombëtar mund të fitojë ‘Topin e Artë’”, tha italiani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"