Postuar: Korrik 7, 2019 | 13:35
Ish-mesfushori i Partizanit e Tiranës gjen ekip të ri, lë Trepçën dhe shkon te Dukagjini
Renato Hyshmeri është lojtari më i ri i skuadrës së Dukagjinit të Klinës, në Kosovë.

Mesfushori i krahut, la Trepçën dhe tashmë ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Dukagjinit. Ndërkaq prezantimi i tij pritet të bëhet së shpejti, siç raportojnë mediat kosovare.
Elbasanasi sezonin që lamë pas luajti te Trepça ‘89. Ai zhvilloi 23 paraqitje ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.

Duhet kujtuar fakti se Hyshmeri ka luajtur më parë në Superiore me skuadra si Elbasani, Teuta, Partizani, Tirana apo Bylis.
/PANORAMASPORT.AL/













