Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Dinamos protagonist me gol, skuadra kosovare gjen fitoren e parë sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2024 | 18:35

Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Dinamos protagonist me gol, skuadra kosovare gjen fitoren e parë sezonale

Skuadra e Feronikelit ’74 ka shënuar fitore e parë sezonale, në javën e 15-të në Superligën e Kosovës, teksa ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Suharekës. Protagonist në këtë përballje u bë edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Luftëtarit, Bylisit, Egnatias dhe Dinamos, Stivian Janku, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e Feronikelit, në minutën e 48-të të duelit.  

janku

Kjo ishte fitorja e parë e Feronikelit ’74 gjatë këtij sezoni në Superligë. Fale këtij triumfi shkon në kuotën e 6 pikëve në vendin e fundit në tabelë. 

feronikeli

Kurse Suhareka, ish-skuadra e Shpëtim Duros, mbetët pa fitore prej një kohe të gjatë, duke u zhytur në krizë, ku në 15 ndeshje ka grumbulluar 19 pikë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"