Ish-mbrojtësi i Milanit e mbyll me futbollin e luajtur: Nuk pendohem për asgjë, ja kur e kuptova se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 11:49

Ish-mbrojtësi i Milanit e mbyll me futbollin e luajtur: Nuk pendohem për asgjë, ja kur e kuptova se…

Ish-mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer ka vendosur të mbyllë karrierën dhe këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste për “TV 2 Sport”. Simon Kjær - Player profile | Transfermarkt

“Tani është vërtet momenti i duhur për të mbyllur këtë kapitull. Nuk është një vendim që kam marrë pas verës, por një vendim që e kam menduar para Europianit. Kuptova se kohës time në Milano po i vinte fundi. Nga këtu kishte shumë komponentë që ndikuan në të ardhmen. Fëmijët, familja, kombëtarja dhe Milani, klubi i ëndrrave. Nuk pendohem për asgjë. Nuk më mungon asgjë në këtë kuptim”.

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit kur Danimarka u përball me Norvegjinë në një miqësore para finaleve të Europianit. Ai u la i lirë pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë, me të cilët fitoi një titull: “E kam jetuar finalen në San Siro dhe atë përvojë… E dija shumë mirë që ky ishte fundi. Nuk kisha absolutisht nevojë për t’i raportoja dikujt tjetër, përveç vetes sime, mund ta kisha bërë lehtësisht tërheqjen edhe më të madhe pas Milanit, por nuk ishte e rëndësishme për mua që të merrja një lamtumirë kaq të madhe”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"