Ironia e fatit, FSHF çon Jorgjin ne Korçë për debutimin e Gjokës te Skënderbeu
Ernest Gjoka do të ketë sot debutimin me Skënderbeun në sfidën kundër Tiranës. Ndeshja për javën e 16-të të Superiores fillon në orën 17:00 dhe FSHF ka caktuar si kryesor Enea Jorgjin.
Një kombimin me Jorgjin, Skënderbeun dhe Gjokën na kthen 7 vite më parë, më 20 maj të vitit 2017. Kjo datë përkon me një nga ndeshjet më të kontestuara të Superiores, që vendosi titullin kampion. Kukësi fitonte me rezultatin 2 me 0 përballë Skënderbeut.
Trajner asokohe i Kukësit ishte pikërisht Ernest Gjoka, ndërsa gjykonte ndeshjen Enea Jorgji. Në minutën e 11-të, Skënderbeu shihte veten në inferioritet numerik. Më pas në minutën e 47-të, Pejiç realizonte nga pika e bardhë e 11-metërshit për Kukësit.
Tetë minuta më vonë, Jorgji largonte dhe Osmanin nga Skënderbeu duke i lënë bardhekuqtë me 9 lojtarë. Dhe më pas do të vinte rasti, që do mbahet mend gjatë nga korçarët.
Një penallti e padhënë në minutën e 59-të për Skënderbeun, ndërsa ishin me dy lojtarë më pak. Gjoka fitoi me Kukësin titullin kampion në atë sezon, ndërsa tashmë 7 vite më vonë do të debutojë te Skënderbeu me Jorgjin si kryesor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"