Interi ka firmosur me një tjetër rival për mesfushën, zbulohet kushti i vetëm për largimin e Asllanit nga zikaltrit
Kristjan Asllani është bërë një pjesë e rëndësishme e Interit në këtë sezon, pasi trajneri SImone Inzagi ka filluar t’i besojë gjithnjë e më shumë futbollistit shqiptar. Por siç ndodh zakonisht, me çdo lëvizje në mesfushën zikaltër, emri i tij del në plan të parë mes atyre që mund të largohen në dritaren e radhës të merkatos për t’u bërë vend afrimeve të reja.
E përditshmja italiane “Tuttosport”, ka shpjeguar se situata e Asllanit te Interi do të komplikohet më shumë me afrimin e Piotr Zielinskit si futbollist me parametër zëro në verë. Mesfushori polak do të bëhet pjesë e rotacionit të Inzagit në mesfushë ndaj mendohet se minutat për futbollistin e Kombëtares shqiptare do të reduktohen në vijim.
E përditshmja italiane shpjegon se emri i Asllanit mund të jetë në diskutim në verë, por vetëm me një kusht, nëse do të jetë ai që do të kërkojë largimin. Interi nuk ka ndër mend të shtyjë vetë për një largim, pasi e sheh si alternativë që mund t’u shërbejë zikaltërve. Por nëse vetë Asllani do të kërkojë të gjejë një ekip tjetër për të luajtur me rregullisht, atëherë klubi zikaltër është gati të dëgjojë ofertat për të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"