Interi futet në garë për Meret, tërbohet trajneri i Napolit
Në fund të fundit është një çështje refleksesh, ashtu si ato që duhen mes shtyllave. Dhe tani kujdes nga reflekset e Interit, që nuhat në ajër një mundësi për të mos i ikur nga duart, e zgjedh mirë kohën për t’u shfaqur në skenë dhe për të kaluar konkurrencën.Rasti i momentit quhet: Aleks Meret. Ka fituar një titull kampion, mbron portën e Napolit kryesues dhe ka kontratë në skadencën. Interi është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet për portierin dhe po bën vlerësimet e tij nëse mund të ketë mundësi për të tentuar goditjen me kosto zero, specialitet i këtij klubi sidomos me Marotën në krye. Kampionët e Italisë nuk do të tërhiqen edhe pse nëse afrojnë portierin e Napolit do të thotë që të formojnë një treshe portierësh që askush nuk e ka në Serinë A. Meret, Zomer dhe Martinez. Jo keq.
RROTACION- Specifikisht, Zomer është numri një me shumë eksperiencë, por më 17 dhjetor do të jetë 36 vjeç. Zikaltrit i kanë afruar një portier të ri si Martinez, që në fakt ende nuk e ka bërë debutimin dhe pritet që ta bëjë në Kupën e Italisë kundër Udinezes. Dhe ndërkohë mund të ketë një titullar tjetër si Meret. Kjo lëvizje, jo vetëm që do të forconte repartin e kampionëve të Italisë, por do të konsistojë trajnerin Inzagi që të menaxhojë më mirë tranzicionin mes të tashmes dhe të ardhmes së portës zikaltër pa shumë rreziqe. Sepse Meret është një portier me 200 ndeshje si profesionist mes Serisë A dhe kompeticioneve ndërkombëtare. Ai prej 6 vitesh është duke luajtur me Napolin dhe përveç titullit kampion të vitit 2023 ka fituar edhe një Kupë Italie. Duhet shtuar gjithashtu edhe prezenca e tij në kombëtaren italiane. Me fanellën axurre, 27-vjeçari nga Friuli ka fituar një Europian të vitit 2021, edhe pse i treti në hierarki si Donaruma dhe Sigiru. Rroga që ka Meret do ta bënte të lehtë këtë operacion për skuadrën e Interit, pa dashur që të bëjë sakrifica. Zomer ka një kontratë deri në fundin e vitit 2026, ndërsa Martinez e ka të ardhmen përpara sepse klubi ka shpenzuar 13 milionë euro për të.
KLUB “TOP”- Mundësia zikaltër, është diçka që mund të prishë planet e Napolit. Prej kohësh ai dhe klubi po diskutojnë për kontratën me rrogë 1 milionë euro në vit, e cila skadon në qershor. Ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dialogu ka qenë pozitiv, por kurrë përfundimtar. Napoli kërkon që ta blindojë deri në vitin 2027, por nuk ka marrëveshje për shifrat. Dhe në këtë kontekst, Interi mund të futet. Është një klub me ambicie dhe dëshira e shumë lojtarëve në vitet e fundit. Inzagi dhe të tijtë luftojnë si për titullin kampion ashtu edhe për Champions-in, ashtu siç ka thënë edhe Lautaro me shokë në mbrëmjen gala. Kjo është karta e përdorur nga zikaltrit për të bindur italianin. Edhe ishshoku i tij i skuadrës, Zielinski zgjodhi zikaltrit pikërisht për këtë arsye. “Më donin shumë skuadra si Junajtid, Liverpul, Arsenal dhe Atletiko. Por kur më telefonoi Interi nuk u mendova dy herë”, ka thënë Zielinski.
HISTORIA- Përtej piacës së lartë që ka Interi si klub, është edhe historia që thërret. Një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar. Sepse për të gjetur një portier italian në shtyllat e Interit duhet kthyer shumë pas në kohë. Ajo është tokë e huaj. Që nga Hulio Sezar, te Zomer, pa harruar Handanoviçin dhe Onanën. Historia aktuale e portës nuk flet italiasht. Afrimi i Meret do të bënte që Interi të rikthehej në traditën e së shkuarës kur furnizonte kombëtaren: Sarti e Bordon, Zenga e Paljuka deri te Toldo, i cili është italiani i fundit që u parakalua nga Sezar. Dhe blloku italian i Interit do të kishte një tullë të fortë. Duhet theksuar që ishte një nga arsyet e fitores së titullit kampion të 20-të të historisë.
LUFTË- Dy ekipet do të rivalizojnë njëra-tjetrën për titullin kampion dhe duket se interesimi i Interit për portierin mund të jetë edhe një skemë bezdisëse për të ngritur dyshime tek ai dhe për ta shpërqendruar gjatë këtij momenti shumë delikat dhe vendimtar për klasifikimin. Lufta mes Kontes dhe Marotës sapo ka filluar…
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"