Postuar: Janar 21, 2025 | 22:35
Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë, shiten të gjitha biletat e kuqezinjve për ndeshjen ndaj Anglisë në “Wembley”
Interes i jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur në vetëm pak orë.
Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"