Incident në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, tre çiklistë të huaj përplasen në Qeparo dhe përfundojnë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 16:36

Incident në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, tre çiklistë të huaj përplasen në Qeparo dhe përfundojnë në spital

Etapa e katërt e Rrethit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë ka regjistruar një incident në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Gjatë garës, tre çiklistë të huaj kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga dukë pësuar lëndime.

WhatsApp Image 2024-05-23 at 4.32.20 PM

Sipas informacioneve nga organizatorët e garës, situata e një prej tyre është pak më e rënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet që të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit për të marrë trajtimin më të specializuar mjekësor për dëmtimet e pësuara pas këtij incidenti.

Ndërkohë, etapa ka vazhduar normalisht nga pjesëmarrësit e tjerë duke u mbyllur në Llogara.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"