Ikona e Mançester Junajtid nuk kursehet pas disfatës në derbi: Si burra kundër djemsh, po talleshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 22:05

Ikona e Mançester Junajtid nuk kursehet pas disfatës në derbi: Si burra kundër djemsh, po talleshin

Roi Kin, një nga ikonat e Mançester Junajtid në vitet e arta nën drejtimin e Aleks Ferguson, ka pranuar se Mançester Siti ishte shumë më superior se skuadra e drejtuar nga Ten Hag. Duke folur për “Sky Sport”, pas sfidës së fituar me shifrat 3-1 nga ekipi Guardiolës, ai theksoi se “qytetarët” kishin qenë plotësisht dominues ndaj ”djajve të kuq”.

sdfsdfsdfsdfsdfds

“Nuk dua të tregohem shumë i ashpër me Junajtid, pasi Siti ishte brilant. Ata e treguan se pse janë kampionë. Ajo që bën Siti është që gjen pikën ku ka mangësi, nuk mund t’iu fshihesh. Është si një ring boksi, ata të lodhin.

Statistikat tregojnë se sa dominues ishte Siti. Haland dhe De Bryjn nuk ishin në ditën më të mirë, por pastaj u shfaq Foden. Mendoj se është më shumë meritë e Sitit sesa të tregohemi kritikë ndaj Junajtid.

Mançester Junajtid do të duhet të pijë ilaçin e hidhur sot. Kjo gjithsesi bën që të mbetet ajo pikëpyetja mbi ta rreth asaj ku mund të shkojë kjo skuadër. Në 25 minutat e fundit, as nuk mund t’i afroheshin Sitit, i cili u tall me ta.

Ishte një ndeshje burrash kundër djemsh dhe ata thjesht po rezistonin në këmbë. Pranë fundit të sfidës, mund të mendojë se do të pësonin katër apo pesë gola. Ka ende pikëpyetje rreth skuadrës dhe për fat të keq edhe rreth trajnerit”, tha Roi Kin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"