Iker Kasijas në një romancë me modelen e Only Fans, çifti fotografohen së bashku në hotel! Kush është ylli i p*rnografisë që i rrëmbeu zemrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 12:57

Iker Kasijas në një romancë me modelen e Only Fans, çifti fotografohen së bashku në hotel! Kush është ylli i p*rnografisë që i rrëmbeu zemrën

Ish-portieri Iker Kasijas raportohet se është parë në Barcelonë me modelen e OnlyFans dhe ish-yllin e pornografisë, Claudia Bavel, me të cilën përflitet se është në një romancë.iker casilla

Sipas burimit, ish-futbollisti ndodhej në qytetin katalanas për një event të zhvilluar në një kantinë vere në Vilanova i la Geltrú së bashku me ish-shokët e tij të skuadrës Luis Figo dhe Mikel Salgado.claudia bavelRreth mesditës ka shkuar në hotelin ku do të qëndronte dhe u largua më vonë, i ndjekur nga Claudia Bavel, e cila raportohet se u kthye në shtëpinë e saj.

Më vonë, Kasijas është parë pranë rezidencës së Bavel para se të kthehej në hotel.iker-casillas-claudia-bavel 1Pas pak, modelja ka ndërruar veshje dhe është kthyer me taksi në lokal, ku kanë hyrë bashkë pa shkëmbyer asnjë fjalë.

Pasdite, si Ikeri ashtu edhe Klaudia u nisën për eventin në kantinë me Figo dhe Salgado, duke qëndruar atje deri gati në mesnatë kur u kthyen në hotel. Të nesërmen, të dy u larguan herët në mëngjes.iker-casillas-claudia-bavel

Ndërsa kjo është hera e parë që Iker dhe Claudia fotografohen së bashku, ndërsa në të kaluarën kanë qarkulluar spekulime për lidhjen e tyre.

Gazetari Javi Hoyos zbuloi pranverën e kaluar se ata kishin darkuar së bashku në komunën e Blanes. Ish-futbolli udhëtoi për në Lloret de Mar për eventin sportiv të fëmijëve të tij dhe shfrytëzoi rastin për të darkuar me Claudia në restorantin Carbó Negre atë mbrëmje.

“Ata filluan të putheshin në mes të restorantit. Qëndruan dy orë për darkë”, tha Hoyos në atë kohë.

Që kur portieri njoftoi ndarjen e tij nga gazetarja Sara Carbonero në mars 2021, ai nuk ka bërë publike lidhje të tjera dashurie.

Kasijas njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në gusht të 2020-ës pas një ataku kardiak pak më shumë se një vit më parë teksa stërvitej me FC Porto.

claudia bavel (16)claudia bavel (17)claudia bavel (18)claudia bavel (19)claudia bavel (20)claudia bavel (21)claudia bavel (22)claudia bavel (23)claudia bavel (24)claudia bavel (25)claudia bavel (26)claudia bavel (27)claudia bavel (1)claudia bavel (2)claudia bavel (3)claudia bavel (4)claudia bavel (5)claudia bavel (6)claudia bavel (7)claudia bavel (8)claudia bavel (9)claudia bavel (10)claudia bavel (11)claudia bavel (12)claudia bavel (13)claudia bavel (14)claudia bavel (15)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"