I vetmi që spikati te Vllaznia, Flori Spahija shkëlqen me gol dhe asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 22:05

I vetmi që spikati te Vllaznia, Flori Spahija shkëlqen me gol dhe asist

Pak më shumë sesa 20 minuta, bashkë me shtesat, për Flori Spahijën, mbrojtësin e majtë të Vllaznisë.

spahija

Këtë shans 21-vjeçari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë dje ndaj Dinamos, ku realizoi golin e parë në Superiore me fanellën kuqeblu dhe po ashtu dha edhe asistin për Çobën në rastin e golit të parë.

Spahija ishte e vetmja gjë pozitive për skuadrën shkodrane mbrëmjen e djeshme në “Loro Boriçi”. Më atë çfarë bëri për aq sa luajti, me siguri mbrojtësi anësor ka fituar pikë në sytë e trajnerit Brdariç, i cili mund t’i japë më shumë minuta në vazhdim të kampionatit.

Lojtari i ri vjen pas një dëmtimi, që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"